☁️
Tiranë 27°C · Vranët 19 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 96.08 ▼1.18%
ARI 4,425 ▲0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $81,293 ▲ +4.12% ETH $2,636 ▲ +5.19% XRP $1.4096 ▲ +5.8% SOL $111.5900 ▲ +5.2%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 %
EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055
19 Sht 2026
Breaking
Bota

SHBA – Ligji i ri amerikan kundër Rusisë, Trump mund të vendosë tarifa deri në 100% ndaj blerësve të naftës dhe gazit rus

– Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka nënshkruar ligjin e ri për sanksionet ndaj Rusisë, i cili i jep administratës amerikane kompetenca të reja, për të goditur ekonomikisht Moskën dhe vendet që vazhdojnë të blejnë energji ruse, sipas “Reuters”.

Ligji, i emërtuar “Akti i Lindsey O. Graham për sanksionimin e Rusisë dhe Iranit i vitit 2026”, parashikon mundësinë që presidenti amerikan të vendosë tarifa deri në 100% ndaj mallrave të importuara në SHBA nga vende që blejnë naftë ose gaz rus, në kushtet e përcaktuara nga ligji.

Masa nuk nënkupton se çdo vend që blen energji nga Rusia do të përballet automatikisht me një tarifë 100%.

Ligji i jep presidentit kompetencën të përcaktojë vendet dhe nivelin e tarifave, ndërsa parashikohen edhe përjashtime.

Sipas “Reuters”, ligji kërkon vendosjen e tarifave deri në 100% ndaj mallrave të importuara nga pesë blerësit më të mëdhenj të naftës bruto ose gazit natyror rus, si dhe ndaj vendeve që bëjnë blerje të reja të naftës ose gazit rus, në kundërshtim me dispozitat e ligjit.

India dhe Kina, dy nga vendet blerëse më të mëdhenj të naftës ruse, mund të preken nga masat e reja.

India ka paralajmëruar tashmë se tarifat amerikane, mund të ndikojnë në marrëdhëniet me Uashingtonin dhe ka deklaruar se do të vazhdojë të sigurojë furnizimin energjetik nga burime të ndryshme.

Ligji nuk kufizohet vetëm te blerësit e energjisë.

Ai zgjeron sanksionet ndaj zyrtarëve rusë, bankave, sektorit energjetik dhe flotës së cisternave të njohur si “flota hije”, e cila përdoret për të transportuar naftë dhe për të shmangur kufizimet ndërkombëtare.

Legjislacioni u miratua me mbështetje të gjerë në Kongres.

Senati e kaloi me 86 vota pro dhe 11 kundër, ndërsa Dhoma e Përfaqësuesve e miratoi me 262 vota pro dhe 159 kundër, përpara se Trump ta nënshkruante më 18 shtator.

Ligji synon të kufizojë të ardhurat që Rusia siguron nga eksportet energjetike, por mund të ketë pasoja edhe në tregjet ndërkombëtare të energjisë, veçanërisht nëse vendet e mëdha blerëse detyrohen të ndryshojnë furnizuesit e tyre. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.