🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.30 ▼0.17%
ARI 3,969 ▼0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,149 ▼ -1.19% ETH $2,258 ▼ -0.58% XRP $1.2499 ▲ +0.42% SOL $92.5000 ▼ -1.6%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.30 ▼0.17 % ARI 3,969 ▼0.02 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.30 ▼0.17 % ARI 3,969 ▼0.02 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – Marrëveshje historike amerikano-saudite për energjinë bërthamore

UASHINGTON, 23 korrik /ATSH-DPA/ – Shtetet e Bashkuara të Ameikës dhe Arabia Saudite kanë nënshkruar një marrëveshje historike për bashkëpunim në fushën e energjisë bërthamore civile, duke hapur rrugën për zhvillimin e programit bërthamor civil të mbretërisë saudite.

Departamenti amerikan i Energjisë njoftoi  dje se sekretari i Energjisë, Chris Wright, dhe ministri saudit i Energjisë, princi Abdulaziz bin Salman, firmosën marrëveshjen për bashkëpunim paqësor bërthamor, të njohur si “Marrëveshja 123”, së bashku me një marrëveshje dypalëshe për masat mbrojtëse.

Sipas Departamentit të Energjisë, këto marrëveshje krijojnë bazën ligjore për një partneritet shumëvjeçar me vlerë disa miliarda dollarë, që synon të avancojë objektivat ekonomike dhe strategjike të të dy vendeve, përfshirë edhe parandalimin e përhapjes së armëve bërthamore.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin të përfitojnë ekonomikisht përmes eksportit të teknologjisë bërthamore dhe krijimit të vendeve të reja të punës, ndërsa Arabia Saudite synon të plotësojë nevojat e saj në rritje për energji përmes zhvillimit të një programi bërthamor civil.

Marrëveshja do t’i dërgohet tani Kongresit amerikan për shqyrtim, ku pritet të përballet me debat dhe mund të hasë kundërshtime nga disa ligjvënës./  /Ad.Ab./  a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.