☁️
Tiranë 19°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,520 ▲ +0.24% ETH $2,249 ▲ +0.78% XRP $1.2478 ▲ +0.31% SOL $95.9000 ▼ -0.81%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Shefi i Shtabit të KFOR-it viziton trupat në Mitrovicë, thekson praninë dhe gatishmërinë e misionit

Shefi i Shtabit të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneral brigade Chad Daniels, ka vizituar pjesëtarët e KFOR-it që veprojnë në Mitrovicë, ku nga afër ka parë angazhimin e vazhdueshëm të Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe (MSU) dhe Ekipeve për Ndërlidhje dhe Monitorim (LMT) në mbështetje të misionit të KFOR-it në Mitrovicë dhe në veri të Kosovës.

Daniels ka thënë se pjesëtarët e MSU-së ndihmojnë në sigurimin e një pranie të dukshme dhe të lëvizshme të KFOR-it në terren, si dhe në ruajtjen e gatishmërisë së tij, ndërsa Ekipet për Ndërlidhje dhe Monitorim mbajnë kontakte të rregullta me të gjitha komunitetet lokale, duke ndihmuar KFOR-in të ketë një pasqyrë më të qartë të situatës dhe të mjedisit të sigurisë.

“Ajo që kam parë nga pjesëtarët tanë tregon se si KFOR-i po përshtat qëndrimin e tij, duke ruajtur njëkohësisht kapacitetet më të rëndësishme: praninë e dukshme, ndërgjegjësimin e fortë për situatën, angazhimin me të gjitha komunitetet lokale dhe forcat e gatshme për të reaguar kur është e nevojshme, në përputhje me mandatin tonë të kahershëm të OKB-së”, ka deklaruar ai.

KFOR-i vijon të optimizojë pozicionimin dhe praninë e tij, ndërsa procesi mbetet gradual, i bazuar në kushtet në terren dhe i mbështetur në vlerësime të vazhdueshme të situatës.

Misioni i KFOR-it vazhdon të zbatojë mandatin e tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të kontribuar në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si dhe në garantimin e lirisë së lëvizjes.

KFOR-i vepron në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), secili në kuadër të rolit të vet si përgjegjës për reagimin në çështjet e sigurisë. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.