🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 100.88 ▼0.86%
ARI 4,025 ▼0.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,005 ▲ +0.14% ETH $2,319 ▼ -0.01% XRP $1.3000 ▲ +0.39% SOL $100.5300 ▼ -0.76%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.88 ▼0.86 % ARI 4,025 ▼0.33 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.88 ▼0.86 % ARI 4,025 ▼0.33 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kosova

“Shkelësit e Kushtetutës”, RDK aksion para Kuvendit, Salihu: Asnjë parti dhe asnjë deputet nuk është mbi ligjin

Rinia Demokratike e Kosovës përmes një aksioni simbolik para Kuvendit të Kosovës ka shprehur shqetësimin për siç thonë pengmarrjen dhe bllokadën institucionale nga ana e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Anëtarët e RDK-së kanë vendosur në dyert e Kuvendit posterë me fotografitë e Albin Kurtit, Albulena Haxhiut dhe Avni Deharit nën mbishkrimin “Shkelësit e Kushtetutës”, si dhe me sqarime lidhur me procedurat dhe afatet e konstituimit të Kuvendit.

Kryetarja e RDK-së, Arbnora Salihu tha se janë aty për t’ua rikujtuar “Shkelësve të Kushtetutës” që askush nuk është mbi rendin ligjor dhe kushtetues të vendit.

“Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, që po e shkelin Kushtetutën e po i bllokojnë institucionet, ua kujtojmë që: Asnjë parti, asnjë deputet dhe asnjë shumicë nuk është mbi Kushtetutën. Të rinjtë e Kosovës nuk mund ta pranojnë që këto lloj shkelje të bëhen praktikë, e pastaj të na shiten si normalitet”, tha ajo.

RDK i ka bërë thirrje deputetit Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje që e ka shumicën parlamentare ta thërrasë seancën dhe ta konstituojë Kuvendin.

“Kushtetuta parasheh 30 ditë për konstituimin e Kuvendit, nga dita e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve. Gjykata Kushtetuese e ka sqaruar këtë afat, ndërsa Rregullorja thotë se një ndërprerje gjatë seancës konstituive nuk mund të zgjasë më shumë se 48 orë”, tha kryetarja e RDK-së, Arbnora Salihu. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.