☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,691 ▲0.41%
DOW 51,966 ▼0.07%
NASDAQ 26,431 ▲1.11%
NAFTA 98.83 ▲0.29%
ARI 4,142 ▼0.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $81,784 ▼ -0.84% ETH $2,400 ▼ -1.04% XRP $1.3023 ▼ -0.72% SOL $104.8500 ▼ -0.02%
S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 98.83 ▲0.29 % ARI 4,142 ▼0.44 % S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 98.83 ▲0.29 % ARI 4,142 ▼0.44 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
20 Tet 2026
Breaking
Kronika

Shoferët e moshës 25-30 vjeç janë më agresivët në rrugë

Shoferët agresivë në rrugët e kryeqytetit vijojnë të mbeten një shqetësim për Policinë Rrugore të Tiranës, për shkak të rrezikut që paraqesin gjatë drejtimit të automjeteve. Tv Klan ndoqi nga afër punën e efektivëve të rrugores, e cila javët e fundit ka shtuar kontrollet, me fokus kryesisht ndaj kësaj kategorie drejtuesish.

Për këtë arsye, u ndalëm në një prej pikave të kontrollit të organizuara pranë sheshit “Nënë Tereza”.

“Nga ana e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve është hartuar një plan masash me qëllimin e evidentimit të shoferëve agresivë për të shmangur aksidentet me pasoja. Shkeljet më të shumta të konstatuara janë përdorimi i pijeve alkoolike dhe e substancave narkotike. Shpejtësia tej normave të lejuara, parakalimet e gabuara dhe përdorimi i aparateve celulare”, thotë për Tv Klan, Lusjan Zeqaj, shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë.

Por cila është grupmosha më problematike e shoferëve, sipas të dhënave të Policisë Rrugore?

“Referuar statistikave dhe shkeljeve rrugore të muajve të fundit, drejtuesit më problematikë janë grupmoshat nga 25 deri në 30 vjeç”, shton Zeqaj.

Kthimi i akseve rrugore në pista garash është një tjetër fenomen shqetësues për uniformat blu. Gjatë vëzhgimit, u konstatuan dy automjete luksoze që po garonin me njëri-tjetrin në autostradën Tiranë-Elbasan.

“Pavarësisht se kohët e fundit ka një rënie të këtij fenomeni, në segmente rrugore ku drejtuesit e mjeteve e përdorin rrugën si pistë garash aplikohen mjete inteligjente, mes të cilave radari i shpejtësisë matës. Krahas kontrolleve në terren, shërbimet bëjnë moderimin e drejtuesve të automjeteve në rrjetet sociale”, thotë Zeqaj.

Referuar statistikave të Policisë Rrugore, shoferët me sjellje agresive në rrugë rezultojnë se, në 70% të rasteve, janë nën efektin e alkoolit ose lëndëve narkotike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.