🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 02 May 2026
S&P 500 7,230 ▲0.29%
DOW 49,499 ▼0.31%
NASDAQ 25,114 ▲0.89%
NAFTA 101.94 ▼2.98%
ARI 4,645 ▲0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.8727 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4825 EUR/TRY 52.9232 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.5941 EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.8727 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4825 EUR/TRY 52.9232 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.5941
₿ CRYPTO
BTC $78,335 ▼ -0.25% ETH $2,305 ▼ -0.47% XRP $1.3914 ▼ -0.3% SOL $83.9900 ▼ -0.49%
S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 101.94 ▼2.98 % ARI 4,645 ▲0.32 % S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 101.94 ▼2.98 % ARI 4,645 ▲0.32 %
EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.8727 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4825 EUR/TRY 52.9232 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.5941 EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.8727 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4825 EUR/TRY 52.9232 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.5941
02 May 2026
Breaking
Ekonomia

Shoqata e Ndërtuesve mbështet vendimin për hartimin e manualit të ri të çmimeve

Shoqata e Ndërtuesve mbështet vendimin e qeverisë që përcakton rregullat për hartimin e manualit të ri të çmimeve në sektorin e ndërtimit.

Luigji Aleksi, nga Shoqata e Ndërtuesve, tha për “Monitor” se çmimet e kostos së ndërtimit prej gati 8 vitesh nuk janë përditësuar në manualet teknike. Sipas tij është në fuqi manuali i çmimeve të miratuara në vitin 2015.

“Tashmë prej kohësh ishte e domosdoshme të përditësohen kostot e ndërtimit dhe vendimi që i hap rrugë miratimit të manualit të ri të çmimeve është pozitiv. Çmimet e zërave të punimeve duhen të përditësohen të paktën 1 herë në 5 vjet”.

Aleksi thekson se çmimet e zërave të punimeve, që do të përcaktohen në manualet teknike, do të shërbejnë si orientim dhe referim jo vetëm për përcaktimin e fondeve të tenderave publike, por edhe për kontrollin fiskal të kompanive të ndërtimit nga drejtoria e tatimeve.

“Në manual e ri do të përcaktohen çmimet e reja për njësi prodhuese. Për shembull do të përcaktohet çmimi i prodhimit për 1 m3 beton, shpenzimet dhe fitimi i ndërtuesit, pra do të shërbejnë si referencë për kontrollin fiskal. Nëse ndërtuesit deklarojnë çmime më të larta, do të tatohen për diferencën e fitimit që është përcaktuar në manualin teknik. Pra përditësimi i manualit të çmimeve e forcon kontrollin institucionet shtetërore ndaj kompanive të ndërtimit”.

Vendimi “Për krijimin dhe funksionimin e sistemit të integruar për informatizimin e manualit të çmimeve për zërat e punimeve në ndërtim” është botuar pak ditë më parë në Fletoren Zyrtare.

Vendimi përcakton se ministria, që ka në përgjegjësinë e saj fushën e ndërtimit, përpunon informacionin e ardhur nga subjektet kërkuese, duke e zbërthyer në katër elementet e strukturës së kostos, si shpenzimet për pagat bazë dhe shtesën mbi pagën, për materialet, për transportin dhe për makineritë.

Më tej nëpërmjet sistemit të integruar i kërkon Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve çmimet e mesatarizuara në shkallë vendi.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, me marrjen e kërkesës për dhënien e çmimeve të mesatarizuara në shkallë vendi, është përgjegjëse për vënien në dispozicion brenda 15 ditëve të çmimeve të mesatarizuara pas kontrollit nëpërmjet platformës qendrore të menaxhimit të faturave ose hulumtimeve në terren, ministrisë që ka në përgjegjësinë e saj fushën e ndërtimit.

Vendimi thekson se sistemi i integruar i manualit të çmimeve për zërat e punimeve në ndërtim do të përmbajë çmimet e punimeve të ndërtimit të mesatarizuara dhe analizat teknike të punimeve të ndërtimit, të specifikuara sipas numrit të analizave.

Referuar vendimit, manuali i çmimeve për zërat e punimeve në ndërtim pasqyron situatën aktuale të çmimeve të mesatarizuara të materialeve të ndërtimit dhe produkteve për ndërtim, të ofruara nga tregu përkatës, brenda vendit në çdo moment të kohës.

Shoqata e Ndërtuesve ditën e enjte në mbledhjen e bordit drejtues parashikon të zgjedhë kryetarin e ri, si dhe të diskutojë vendimin që i hap rrugë ndryshimit të çmimeve të kostos në ndërtim./MONITOR/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.