☁️
Tiranë 19°C · Vranët 13 Nëntor 2026
S&P 500 7,592 ▼0.35%
DOW 52,297 ▼0.36%
NASDAQ 25,366 ▼0.39%
NAFTA 88.21 ▼0.6%
ARI 3,910 ▲0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773 EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773
₿ CRYPTO
BTC $70,944 ▼ -3.66% ETH $2,011 ▼ -1.86% XRP $1.0313 ▼ -1.54% SOL $81.2700 ▼ -2.11%
S&P 500 7,592 ▼0.35 % DOW 52,297 ▼0.36 % NASDAQ 25,366 ▼0.39 % NAFTA 88.21 ▼0.6 % ARI 3,910 ▲0.65 % S&P 500 7,592 ▼0.35 % DOW 52,297 ▼0.36 % NASDAQ 25,366 ▼0.39 % NAFTA 88.21 ▼0.6 % ARI 3,910 ▲0.65 %
EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773 EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773
13 Nën 2026
Breaking
Kombetarja

“Shpresoj që Salah të më propozojë te Liverpuli”, Muçi në “qiellin e shtatë” pas eurogolit ndaj Finlandës: Një nga më të bukurit në karrierë…

Ernest Muçi, autori i eurogolit ndaj Finlandës, rrëfen pas ndeshjes emocionet, ndërhyrjen e rëndë që pësoi dhe dëshirën për Liverpulin në prononcimet për Supersport dhe TV Klan, përcjell Panorama Sport.

Ernest Muçi rrëmbeu skenën me eurogolin e shënuar ndaj Finlandës në triumfin 2 me 0. Talenti shqiptar foli pas ndeshjes, teksa në prononcimin e dhënë për “Supersport” dhe “TV Klan”, ai u shpreh:

PRONONCIMI I MUÇIT PËR “SUPERSPORT”:

“Jam shumë i lumtur që po tregoj më të mirën. Shpresoj që tia arrij një ditë që të transferohem në një nga 5 ligat më të forta në botë. Një nga golat më të bukur në karrierë. Portieri po priste shumë goditje, më erdhi topi mirë, e godita, jam i lumtur. Këmbën tani e kam mirë, por nesër do e shikoj më mirë.

Ishte ndërhyrje shumë e keqe. Ndihem çdo ndeshje edhe më mirë me shokët e ekipit. Ndeshje pas ndeshjes po futem edhe unë mirë me grupin. Ndjenjë shumë e mirë të jem pjesë e këtij grupi.

Jam shumë i motivuar të bëj më të mirën në Kombëtare, kam akoma shumë dëshirë të luaj për Kombëtaren. Shpresoj të shënoj edhe gola të tjerë normal. Shpresoj që Salah të më propozojë te Liverpuli. Është lojtar shumë i zgjuar, ndihem shumë mirë në fushë dhe jashtë, është njeri që bën shumë për ekpin.

PRONONCIMI I MUÇIT PËR “TV KLAN”:

Shyqyr u fut dhe isha shumë i lumtur që ia arritëm. Kaluam në avantazh, shënuam edhe golin e dytë në pjesën e dytë, tre pikë shumë të rëndësishme për vendin e parë.

Si te Trabzonspor, edhe këtu, ka lojtarë me shumë kualitet dhe unë thjesht mund të përmrësohem duke luajtur me ata lojtarë. Jam shumë i lumtur që edhe këtu ndihmoj ekipin të fitojë sa më shumë ndeshje.

Në fillimin e lojës shumica e ekipeve mundohen të mbyllin fushën dhe për të qenë pjesë e lojës dhe krijuar superioritet duhet dalë nga qendra. Edhe sot ishim 4 mesfushorë në fushë, mendova më shuëm t’ia lë topin atyre e të marr zona të rrezikshme. Mendoj se bëmë një nga ndeshjet të mira dhe shpresoj të vazhdohet kështu.

Për mua po, besoj se ky është momenti që ndjej besim nga shokët e ekipit, trajneri, tifozët. Kam kaluar shumë gjëra për të ardhur në këtë ditë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.