🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,267 ▼1.62%
DOW 49,919 ▼1.87%
NASDAQ 25,170 ▼1.98%
NAFTA 91.08 ▲3.27%
ARI 4,099 ▼4.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,772 ▼ -0.52% ETH $1,628 ▼ -1.89% XRP $1.0979 ▼ -3.92% SOL $63.3800 ▼ -3.31%
S&P 500 7,267 ▼1.62 % DOW 49,919 ▼1.87 % NASDAQ 25,170 ▼1.98 % NAFTA 91.08 ▲3.27 % ARI 4,099 ▼4.38 % S&P 500 7,267 ▼1.62 % DOW 49,919 ▼1.87 % NASDAQ 25,170 ▼1.98 % NAFTA 91.08 ▲3.27 % ARI 4,099 ▼4.38 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

Shqipëri-Mali i Zi, me rëndësi zhvillimi i projekteve ndërkufitare

“Zhvillimi i projekteve ndërkufitare për përmirësimin infrastrukturor janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë dhe Malin e Zi”.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot në një takim të veçantë, Kryetarin e Komisionit parlamentar të Malit të Zi për Politikën e Jashtme, Andrija Nikolić.

Presidenti Meta e vlerësoi vizitën e Nikolić si pjesë të agjendës së përbashkët dhe të intensifikimit të gjithanshëm të marrëdhënieve të ngushta, miqësore e të bashkëpunimit, midis dy vendeve.

Në mënyrë të veçantë Presidenti Meta vlerësoi modelin e ndërtuar të bashkëpunimit të fqinjësisë së mirë, që sot po jep rezultate konkrete, si në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar ashtu edhe në funksion të zhvillimit të ndërlidhjes më të mirë infrastrukturore dhe energjetike.

Kreu i shtetit nënvizoi gjithashtu rolin e rëndësishëm që ka parlamenti i Malit të Zi për të ndërmarrë iniciativa ligjore në drejtim të përmirësimit të përfaqësimit të shqiptarëve në Malin e Zi, si në nivel qendror ashtu edhe në atë vendor.

Të dy bashkëbiseduesit u ndalën dhe në zhvillimet më të fundit në rajon dhe në mënyrë të veçantë vlerësuan si arritje historike zgjidhjen e emrit të Maqedonisë. Gjithashtu nënvizuan, se çelja e rrugës së anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO e në BE, i shërben dhe forcimit të sigurisë së rajonit dhe të hapësirës euro-atlantike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.