🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.46 ▼0.75%
ARI 4,140 ▲1.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,582 ▲ +5.17% ETH $2,428 ▲ +7.74% XRP $1.3068 ▲ +4.21% SOL $96.3300 ▲ +5.44%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.46 ▼0.75 % ARI 4,140 ▲1.65 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.46 ▼0.75 % ARI 4,140 ▲1.65 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Politika

Shqipëria nënshkruan më 21 shtator marrëveshjet “Artemis” në selinë e NASA-s, vendi i 73-të që i bashkohet nismës

Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë të ditur se Shqipëria do të shënojë një kapitull të ri më 21 shtator, duke nënshkruar zyrtarisht Marrëveshjet Artemis në selinë qendrore të NASA-s në Uashington.

Përmes kësaj marrëveshjeje, Shqipëria bëhet zyrtarisht vendi i 73-të i globit që i bashkohet kësaj nisme ndërkombëtare vizionare për eksplorimin e sigurt dhe paqësor të hapësirës.

“Një hap gjigant për Shqipërinë! Shqipëria do të nënshkruajë Marrëveshjet Artemis më 21 shtator në selinë e NASA-s në Washington, duke u bërë vendi i 73-të që i bashkohet kësaj nisme, e cila përfshin një sërë parimesh praktike që synojnë të rrisin sigurinë, transparencën dhe koordinimin e eksplorimit civil të hapësirës në Hënë, Mars dhe më gjerë”, shkruan ambasada amerikane në Tiranë.

Marrëveshjet Artemis, të udhëhequra nga SHBA-ja dhe NASA në bashkëpunim me Departamentin e Shtetit, përbëjnë një kuadër parimesh praktike të bazuara në Traktatin e Hapësirës të vitit 1967.

Ato synojnë të udhëheqin bashkëpunimin ndërkombëtar në eksplorimin civil hapësinor, me fokus të veçantë në rikthimin e njeriut në Hënë, përgatitjen e misioneve të ardhshme drejt Marsit dhe përdorimin e përgjegjshëm të hapësirës kozmike. /rtsh.al/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.