☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 07 June 2026
S&P 500 7,384 ▼2.64%
DOW 50,867 ▼1.35%
NASDAQ 25,709 ▼4.18%
NAFTA 90.54 ▼2.69%
ARI 4,365 ▼3.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092 EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092
₿ CRYPTO
BTC $62,220 ▲ +2.91% ETH $1,634 ▲ +5.3% XRP $1.1496 ▲ +6.43% SOL $65.4000 ▲ +6.36%
S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 % S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 %
EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092 EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092
07 Jun 2026
Breaking
Politika

“Shqipërinë e gjetëm në llum dhe e nxorëm në dritë”/ Kërkesa për dorëheqje dhe zgjedhje, Rama: Mandatin e kemi marrë për ta çuar Shqipërinë në BE

Kryeministri Edi Rama reagoi sërish ndaj protestave kundër qeverisë dhe projektit të ndërtimit në zonën e Zvërnecit, duke mbrojtur politikat e mazhorancës, duke iu përgjigjur dhe kërkesave për dorëheqje dhe zgjedhje të reja.

Gjatë një takimi me socialistët në Elbasan, Rama tha se nuk është nga ata persona që i marrin gjërat me qetësi, duke argumentuar se vendosmëria ka qenë pjesë e rrugëtimit të tij politik. Ai shtoi se qetësia përballë sfidave do të ishte e mundur vetëm për ata që tradhtojnë interesat e vendit.

“Po kur më thonë mua mos u nxeh, mbaje veten, merre me qetësi. Po të kisha tipin që t’i merrja gjërat me qetësi, nuk i hyja detit me këmbë. Do isha më i qetë po të isha tradhtar se tradhtarët janë të qetë përgjithësisht. Janë të verdhë, po t’i shihni. Nuk kanë shkëlqim në sy. E dini si janë tradhtarët, si deputeti juaj, si e ka ai që tha do t’u thyejmë kokën. Si ai, Alizoti. Krahasoni Alizotin me mua. Kështu që miqtë e mi ne do shkojmë përpara. Por po t’i shohësh atje sot që nuk ka shumë blogera, janë në Palasë e do dalin më vonë se do mbrojnë këta Shqipërinë nga ne, nga unë. Do mbrojnë këta Shqipërinë nga një forcë që e gjeti në llum dhe e nxori në dritë. E mori Shqipërinë kur e konsideronin dele e zezë, dhe e bëri që asnjë shqiptar në botë jo të ketë turp të thotë se është shqiptar, por të ndihet krenar. Do mbrojnë Shqipërinë këta, ca personazhe që nuk i kanë thënë ndonjëherë punës mirëmëngjes. Zgjedhjet ne i kemi fituar për të futur Shqipërinë në BE. Zgjedhjet ne i kemi fituar për të mbyllur negociatat me BE-në në fund të 2027, deklaroi Rama.

Kryeministri sulmoi edhe opozitën, duke përmendur deputetin Tomor Alizoti, ndërsa akuzoi kundërshtarët e qeverisë se po përpiqen të pengojnë zhvillimin dhe proceset transformuese të vendit.

Sipas Ramës, qeveria që ai drejton e ka nxjerrë Shqipërinë nga izolimi ndërkombëtar dhe ka përmirësuar imazhin e saj në botë. Ai tha se shqiptarët sot ndihen krenarë për identitetin e tyre dhe për pozicionin që vendi ka fituar në arenën ndërkombëtare.

Duke iu referuar mandatit të fituar në zgjedhje, Rama theksoi se objektivi kryesor i qeverisë mbetet integrimi europian. Ai deklaroi se mazhoranca ka marrë votën e qytetarëve për të çuar përpara procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe për të mbyllur negociatat deri në fund të vitit 2027.

“Në zgjedhje kemi kërkuar dhe kemi marrë mbështetjen për ta futur Shqipërinë në Bashkimin Europian dhe për të përmbyllur negociatat brenda vitit 2027”, u shpreh Rama, duke hedhur poshtë akuzat për mungesë transparence lidhur me projektet dhe objektivat e qeverisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.