🌦️
Tiranë 14°C · Rrebesh i lehtë 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,863 ▼ -0.22% ETH $2,363 ▼ -0.89% XRP $1.3106 ▲ +1.35% SOL $102.4000 ▼ -0.31%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
25 Tet 2026
Breaking
Kosova

Shtërpca kërkon ndihmën e Serbisë për t’ia marrë Kosovës Brezovicën

Serbët nga rrethina e Brezovicës dhe zyrtarë nga Beogradi kanë filluar të shfaqin, siç thonë ata, shqetësimet e veta pasi Qendra e skijimit në Brezovicë është në prag të dhënies me koncesion nga Qeveria e Kosovës një kompanie franceze.

Ata, siç njofton “Blic” I Beogradit, kanë thënë se bashkë me pronën do të shiten edhe 15 mijë serbë.

“Nëse na e marrin shqiptarët, atëherë ne s’kemi jetë këtu e shteti i Serbisë le të përgatitet për të pritur refugjatë të rinj nga Kosova”, ka thënë për këtë gazetë serbe Dimitrije Gjoriq, një qytetar nga ky rajon i cili dhënien me koncesion e shikon si një projekt të menduar të Prishtinës që nga Kosova të dëbohen edhe serbët e kësaj pjese, transmeton Koha.net.

Gazeta thotë se fati këtyre serbëve nuk është në duar të shqiptarëve, por të në duar të serbit Bratislav Nikoliq, prefekt i Shtërpcës, i cili, sipas Marrëveshjes për koalicion me shqiptarë i vetmi ka të drejtë vetoje në Komisionin ndërqeveritar i cili jep leje për privatizimin e Qendrës së Skijimit „Brezovica“.

Nëse Nikoliq nuk e bën këtë, kjo qendër do të bjerë në duar të francezëve, ankohen serbët, ndërsa Blic qahet se dje NIkoliq nuk është përgjigjur në thirrjet telefonike .

Në qendrën “Skijimet e Serbisë”, e cila drejton „Brezovicën“, thonë se nuk do të heqin lehtë dorë, nga, siç theksojë ata, pasuria e tyre.

“Ski-qendra „Brezovica“ është formuar si ndërmarrje jona e varur në vitin 2008 dhe nga atëherë janë investuar 1,6 milion euro. Pasuria i takon shtetit të Serbisë dhe ajo gjendet në territorin e Shtërpcës”, kanë thënë përfaqësues të kësaj qendre.

Branimir Stojanoviq, zëvendëskryeministër i Kosovës ka thënë se nuk ka garanci se koncesioni do të jetë i mirë për bashkësinë serbe. Vendim për këtë është në duar të komunës së Shtërpcës.

Drejtori i zyrës serbe për Kosovën Marko Gjuriq ka deklaruar se Serbia nuk do ta lejojë Kosovën që pa marrëveshje me serbët ta shesë „Brezovicën“.

“Qeveria do të jetë me popullin e vet në Brezovicë dhe nuk do të lejojë që të dëmtohet. Kemi njoftuar organizata ndërkombëtare dhe investitorët potencialë se nuk jemi kundër privatizimit porse duhrt respektuar interesat e bashkësisë serbe dhe pasuria e Serbisë”, ka thënë Gjuriq.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.