Tiranë 32°C · Pjesërisht vranët 06 August 2026
S&P 500 7,707 ▼0.22%
DOW 54,019 ▼0.61%
NASDAQ 26,314 ▼0.19%
NAFTA 76.40 ▲1.57%
ARI 4,316 ▲0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $64,652 ▼ -0.05% ETH $1,913 ▲ +1.11% XRP $1.0444 ▼ -2.14% SOL $73.3100 ▼ -1.36%
S&P 500 7,707 ▼0.22 % DOW 54,019 ▼0.61 % NASDAQ 26,314 ▼0.19 % NAFTA 76.40 ▲1.57 % ARI 4,316 ▲0.24 % S&P 500 7,707 ▼0.22 % DOW 54,019 ▼0.61 % NASDAQ 26,314 ▼0.19 % NAFTA 76.40 ▲1.57 % ARI 4,316 ▲0.24 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194
06 Aug 2026
Breaking
Kronika

Siguria në sezonin turistik, Lamallari: Mbi 200 turistë të shpëtuar në katër muaj

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, bashkë me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilluan një inspektim në Himarë për masat në sezonin turistik.

I pranishëm ishte edhe kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo.

Lamallari, u shpreh se Policia e Shtetit ka rritur masat për garantimin e sigurisë gjatë sezonit turistik. Ai bëri të ditur se në katër muajt e fundit janë shpëtuar mbi 200 turistë, janë shtuar kontrollet ndaj mjeteve lundruese dhe ka hyrë në fuqi urdhri për kufizimin e niveleve të zhurmës, me synim garantimin e një sezoni sa më të qetë për pushuesit.

“Kemi pasur, në fakt, vetëm në katër muajt e fundit, 67 raste kur policia ka ndërhyrë pikërisht për të ndihmuar turistë, vizitorë të huaj, dhe janë shpëtuar mbi 200 turistë. Kjo falë punës që bën policia, krahas rritjes së sigurisë. Nga ana tjetër, ju, siç e dini, ka hyrë në fuqi urdhri për rishikimin e niveleve të zhurmës. Përgjithësisht nga turistët, të cilët preferojnë të kenë një sezon turistik të qetë, të mbarë, është përqafuar edhe nga bizneset. Nga ana tjetër, do të thoja që kontrollet që janë bërë në vijën bregdetare, vetëm në katër muajt e fundit janë sanksionuar 166 raste në të gjithë vijën bregdetare, ku janë bllokuar mjetet si jet ski, gomone dhe skafe për arsye se kanë kryer veprime të rrezikshme brenda perimetrit të sigurisë apo edhe duke mos pasur dokumentacionin e duhur, duke vepruar jashtë zonave të miratuara. Patjetër janë marrë masa si bllokim mjeti, edhe masa administrative me gjoba ndaj drejtuesve”, u shpreh Lamallari.

Hita, njoftoi se këtë sezon është vënë në zbatim një procedurë e re për kontrollin kufitar detar, ku verifikimet për jahtet dhe mjetet lundruese do të kryhen direkt në det, me synim lehtësimin e procedurave dhe përmirësimin e shërbimit.

“Sa i përket sigurisë rrugore, kemi një risi që e kemi filluar gjatë këtij viti, ku kontrolli kufitar detar do të bëhet në det. Nuk ka nevojë që jahtet apo anijet lundruese që do të jenë në det, të vijnë te pika e kalimit kufitar, por ne do të shkojmë tek ata dhe do të bëhet kontrolli direkt në sistemin TIMS, ku do të hidhen të dhënat e të gjithë pushuesve që vijnë dhe frekuentojnë bregdetin tonë. Është për herë të parë këtë vit dhe patjetër që është një zhvillim shumë i rëndësishëm për të rritur cilësinë e shërbimeve policore dhe për të ofruar më shumë rend”, u shpreh Hita.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.