Tiranë 24°C · Pjesërisht vranët 02 July 2026
S&P 500 7,483 ▼0.22%
DOW 52,305 ▼0.03%
NASDAQ 26,040 ▼0.66%
NAFTA 67.88 ▼1.02%
ARI 4,075 ▼0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184
₿ CRYPTO
BTC $60,706 ▲ +2.25% ETH $1,631 ▲ +1.86% XRP $1.0643 ▲ +1.04% SOL $78.1800 ▲ +3.21%
S&P 500 7,483 ▼0.22 % DOW 52,305 ▼0.03 % NASDAQ 26,040 ▼0.66 % NAFTA 67.88 ▼1.02 % ARI 4,075 ▼0.18 % S&P 500 7,483 ▼0.22 % DOW 52,305 ▼0.03 % NASDAQ 26,040 ▼0.66 % NAFTA 67.88 ▼1.02 % ARI 4,075 ▼0.18 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184
02 Jul 2026
Breaking
Kronika

Simptomat/ ISHP: Ja cili është ndryshimi mes gripit të zakonshëm dhe koronavirusit të ri

Instituti i Shëndetit Publik ka botuar vazhdimisht materiale informuese mbi virusin e ri të kthyer tashmë në një pandemi botërore, ndërsa kësaj here i jep përgjigje disa pyetjeve që shqetësojnë shumicën e qytetarëve.

Si ta kuptojmë që jemi prekur nga koronavirusi, ku ndryshon ai nga gripi i zakonshëm?Cilat janë simptomat e një personi të infektuar me Koronavirus?
Simptomat varen nga virusi, por shenjat e zakonshme përfshijnë simptomat e aparatit të frymëmarrjes: ethe, kollë, marje fryme dhe vështirësi në frymëmarrje. Në raste më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë të rëndë respiratore akute, insuficiencë të veshkave, madje edhe vdekje.

Sa i rrezikshëm është virusi i ri?
Ashtu si sëmundjet e tjera të rrugëve të frymëmarrjes, infeksioni i ri nga COVID-19 mund të shkaktojë simptoma të lehta si ftohje, dhimbje fyti, kollë dhe ethe, ose simptoma më të rënda si pneumoni dhe vështirësi në frymëmarrje. Rrallëherë mund të jetë fatale.
Njerëzit më të ndjeshëm ndaj formave të rënda janë të moshuarit dhe ata me sëmundje ekzistuese, të tilla si diabeti dhe sëmundjet e zemrës.[poll id=”37″]

Cili është ndryshimi midis simptomave të gripit, një ftohje të zakonshme dhe Koronavirus i ri?
Simptomat janë të ngjashme dhe përbëhen nga kollë, ethe, ftohje. Sidoqoftë, ato shkaktohen nga viruse të ndryshme, prandaj, në rast të dyshimit për Koronavirus, është e nevojshme të kryhen teste laboratorike për të konfirmuar diagnozën.

Sa zgjat periudha e inkubacionit?
Periudha e inkubacionit paraqet periudhën e kohës midis infeksionit dhe zhvillimit të simptomave klinike. Aktualisht vlerësohet se ndryshon midis 2 dhe 11 ditëve, deri në maksimumi 14 ditë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.