☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 24 June 2026
S&P 500 7,365 ▼1.44%
DOW 51,667 ▼0.09%
NASDAQ 25,587 ▼2.21%
NAFTA 71.75 ▼1.99%
ARI 4,086 ▼1.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $62,640 ▲ +0.34% ETH $1,665 ▲ +0.84% XRP $1.0978 ▼ -0.43% SOL $69.2500 ▲ +0.61%
S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 71.75 ▼1.99 % ARI 4,086 ▼1.52 % S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 71.75 ▼1.99 % ARI 4,086 ▼1.52 %
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
24 Jun 2026
Breaking
Politika

Sistemimi i kabllove ajrore, Demo: Më shumë standard në territor në rrugën drejt BE. Bashkitë, faktori kryesor i këtij transformimi

Modernizimi i infrastrukturës së komunikimeve elektronike në territorin e bashkive me në fokus: sistemimi i kabllove ajrore dhe strukturave të improvizuara që dëmtojnë pamjen e qyteteve, kalimi gradual drejt infrastrukturës nëntokësore, dhe roli i bashkive në këtë proces ishin qender të diskutimve këtë të mërkurë mes përfaqësuesve të pushtetit vendor dhe institucioneve përgjegjëse.

Ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, theksoi se kabllot ajrore pa standarde mbeten një problem jo vetëm estetik, por edhe i sigurisë publike.

“Shohim ende kabllo ajrore pa standarde, që nuk janë vetëm problem estetik, por edhe çështje sigurie. Prandaj, sfida jonë është t’i vendosim ato brenda standardeve. Nisma është një hap në këtë drejtim dhe në qendër janë bashkitë, pasi ato e njohin më mirë territorin dhe përballen çdo ditë me problematikat e qytetarëve”, u shpreh ai.

Sipas ministrit, pushteti vendor do të ketë një rol kyç në këtë proces, duke identifikuar zonat prioritare ku ndërhyrja është më e nevojshme.

“Plani i veprimit do të nisë me një fazë parapërgatitore gjatë muajve korrik dhe gusht, periudhë në të cilën do të ngrihen grupet e punës dhe do të përgatitet terreni për zbatimin konkret të projektit. Ndërhyrjet në terren pritet të fillojnë në muajin shtator, duke u fokusuar fillimisht në qendrat e qyteteve, zonat historike dhe hapësirat me rëndësi të veçantë. Qëllimi nuk është vetëm të pastrohen pamjet, por të vendoset një standard i ri, ku infrastruktura të jetë pjesë e zhvillimit urban”, deklaroi Demo.

Ai shtoi se infrastruktura moderne duhet të shihet edhe si një aset ekonomik për bashkitë, pasi mund të gjenerojë të ardhura dhe të përmirësojë cilësinë e jetesës së qytetarëve.

Ministri nënvizoi gjithashtu rëndësinë e përthithjes së fondeve europiane, duke kërkuar nga bashkitë të jenë më aktive në hartimin e projekteve të mirëpërgatitura dhe të financueshme nga Bashkimi Europian.

“Qytetarët duhet të jetojnë në qytete me standardet e një vendi që po përgatitet të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. Sfida jonë është të kemi projekte të mirëpërgatitura dhe të financuara, ndërsa bashkitë duhet të jenë aktorë aktivë në përthithjen e fondeve nga BE”, përfundoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.