☁️
Tiranë 7°C · Vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.34 ▼0.2%
ARI 4,080 ▼0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,818 ▼ -0.13% ETH $2,242 ▲ +0.37% XRP $1.1545 ▼ -4.28% SOL $89.8500 ▼ -0.14%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.34 ▼0.2 % ARI 4,080 ▼0.83 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.34 ▼0.2 % ARI 4,080 ▼0.83 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Situata në Maqedoni, Mogherini e Hahn dënojnë ashpër dhunën në Kuvend

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini, si dhe Komisioneri europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Johannes Hahn, kanë dënuar dhunën në Parlamentin e Maqedonisë dhe e kanë vlerësuar pozitivisht zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit.

“E dënojmë fuqishëm sulmin e sotëm, që po vazhdon mbi anëtarët e Parlamentit në Shkup. Aktet e dhunës në Parlament janë plotësisht të papranueshme dhe bëjmë thirrje për qetësi dhe vetëpërmbajtje. Ministria e Brendshme dhe policia duhet të garantojnë sigurinë në Parlament, për anëtarët e tij.

Demokracia duhet të zbatohet. E vlerësojmë pozitivisht zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryetar të Parlamentit, siç është njoftuar.

Bashkimi Europian është i bindur se dialogu politik në institucione është e vetmja rrugë për të ecur përpara dhe iu bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë që të respektojnë Kushtetutën e vendit dhe të veprojnë në frymën e parimeve demokratike, mirësjelljes.

Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë është vend kandidat dhe Bashkimi Europian është i gatshëm që të punojë me Parlamentin në reformat e nevojshme për të shtyrë vendin përpara në rrugën e tij europiane”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Mogherinit dhe Hahn.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.