🌫️
Tiranë 9°C · Mjegull 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 95.06 ▼1.07%
ARI 3,945 ▲0.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $75,946 ▼ -1.25% ETH $2,234 ▼ -0.88% XRP $1.2471 ▼ -0.26% SOL $90.4900 ▼ -1.77%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.06 ▼1.07 % ARI 3,945 ▲0.12 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.06 ▼1.07 % ARI 3,945 ▲0.12 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Kronika

Situatë kritike nga zjarri në Pukë, evakuohen banorët në fshatit Pepaj! Flakët dalin nga kontrolli, apeli: Të ndërhyhet

Një situatë kritike është krijuar në fshatin Gojan të Pukës, ku një zjarr me përmasa të mëdha ka dalë tërësisht nga kontrolli, duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën e banorëve dhe banesat në lagjen Pepaj.

Për t’i shpëtuar rrezikut të flakëve, autoritetet kanë nisur evakuimin urgjent të banorëve të zonës, të cilët janë strehuar përkohësisht pranë shkollës së Gojanit të Madh. Gjithashtu raportohet edhe për djegien e 3 banesave.

Në panik e sipër, shumë qytetarë kanë nxjerrë orenditë shtëpiake jashtë banesave në përpjekje për të shpëtuar pasurinë e tyre. Të ndodhur përballë një situate dramatike, banorët po kërkojnë me urgjencë ndërhyrje nga ajri për vënien e vatrës nën kontroll.

Ekipet e zjarrfikësve dhe efektivët e Forcave të Armatosura po përballen me një terren tejet të vështirë. Situata është rënduar edhe më shumë pasi në zonën e përfshirë nga zjarri kanë nisur të dëgjohen shpërthime të njëpasnjëshme të municioneve të vjetra ushtarake, informon “BW”.

Të paktën 5 banesa në lagjen Pepaj ndodhen në rrezik të drejtpërdrejtë, ndërsa re të dendura tymi kanë mbuluar të gjithë lagjen. Sakaq, raportohet se ka dyshime që një nga banesat tashmë është përfshirë nga flakët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.