🌧️
Tiranë 18°C · Rrebesh 04 June 2026
S&P 500 7,554 ▼0.74%
DOW 50,687 ▼1.21%
NASDAQ 26,854 ▼0.89%
NAFTA 95.54 ▼0.5%
ARI 4,479 ▲0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $63,219 ▼ -5.51% ETH $1,790 ▼ -4.03% XRP $1.1911 ▼ -2.63% SOL $70.6000 ▼ -5.55%
S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 95.54 ▼0.5 % ARI 4,479 ▲0.27 % S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 95.54 ▼0.5 % ARI 4,479 ▲0.27 %
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
04 Jun 2026
Breaking
Sporti

Skandali në futbollin italian, Calciopoli 2 apo tymnaja e radhës? Ja sa rrezikon kombëtarja “azzurre” dhe klubet italiane

Skandal i rëndë në futbollin italian, ku në qendër të vëmendjes është sistemi VAR dhe roli i Gianluca Rocchi, vijon të marrë vëmendjen kryesore mediatike në Itali. Sipas raportimeve të La Repubblica, në dhomën VAR dyshohet se përdorej një lloj “kodi sekret” me gjeste dhe sinjale për të orientuar vendimet e arbitrave në situata të […]

Skandal i rëndë në futbollin italian, ku në qendër të vëmendjes është sistemi VAR dhe roli i Gianluca Rocchi, vijon të marrë vëmendjen kryesore mediatike në Itali. Sipas raportimeve të La Repubblica, në dhomën VAR dyshohet se përdorej një lloj “kodi sekret” me gjeste dhe sinjale për të orientuar vendimet e arbitrave në situata të caktuara.

Rasti më i përfolur lidhet me ndeshjen mes Udinese dhe Parma , ku arbitri VAR Daniele Paterna dyshohet se ndryshoi vendim pas ndikimeve të jashtme. Sipas hetimeve, këto ndërhyrje mund të përbëjnë edhe mashtrim sportive, përveçse shkelje e pastër e rregulloreve administrative e protokollit që përcakton qartë se dizenjatori i arbitrave, në këtë rast Gianluca Rochi nuk mund të ndërhyjë apo të udhëzojë gjyqtarët në sallën VAR në komunikimin e tyre me gjyqtarët në fushën e lojës.

Situata ka hapur një krizë të thellë në FIGC, me ministrin e Sportit Andrea Abodi që paralajmëron pasoja dhe nuk përjashton ndërhyrjen e drejtpërdrejtë.

Madje, sipas Corriere della Sera, ekziston rreziku që UEFA të marrë masa drastike, duke i hequr Italisë organizimin e UEFA Euro 2032 dhe duke rrezikuar përjashtimin e klubeve nga garat europiane.

Megjithatë, jo të gjithë ndajnë të njëjtin qëndrim. Sipas ekspertit të së drejtës sportive Mattia Grassani, mungojnë kushtet për një komisariim të federatës, duke theksuar se ndërhyrja, nëse do të ndodhte, do të ishte kompetencë e CONI dhe jo e politikës. Edhe presidenti zikaltët Marotta u distancua nga kjo histori duke vënë theksin se Inter është tregua shumë korrekt dhe se nuk ekziston asnjë listë me arbitra të preferuar ose jo.

Aktorët e përfshirë e thanë fjalën e tyre. Tashmë topi kalon nga drejtësia. Rrezik për një Calciopoli 2, apo thjesht tymnaja e radhës? Hetimet e prokurorisë do të zbardhin në vijim gjithçka. Megjithatë sido të shkojë, fakt është se Italia në aspektin sportive po përjeton ditë të errëta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.