☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.35 ▲0.17%
ARI 4,217 ▼1.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,747 ▼ -2.27% ETH $1,642 ▼ -2.32% XRP $1.1187 ▼ -4.48% SOL $64.6500 ▼ -3.33%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.35 ▲0.17 % ARI 4,217 ▼1.63 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.35 ▲0.17 % ARI 4,217 ▼1.63 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

Sllovenia mbështet Shqipërinë për fillimin e negociatave me BE

Sllovenia do të mbështes fillimin e negociatave për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë, Ambasadori Andrej Logar, zhvilloi një vizitë dyditore sot në Shqipëri. I shoqëruar nga Ambasadorja e Republikës së Sllovenisë në Tiranë,  Lea Stančič, Zëvendësministri Logar u takua me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë,  Ditmir Bushati, si edhe zhvilloi konsultime politike me Zëvendësministrin e Jashtëm,  Etjen Xhafaj.

Gjatë bisedimeve, u vu në dukje përparimi i rëndësishëm i Shqipërisë në rrugën evropiane. Gjithashtu, u përsërit edhe mbështetja e Sllovenisë për fillimin e menjëhershëm të negociatave të pranimit të Shqipërisë në BE. Përpjekjet e Shqipërisë në kuadër të proceseve reformuese, që janë të lidhura ngushtë me progresin e vendit në procesin e pranimit në BE, ishin tema qendrore e bisedimeve mes Zëvendësministrit slloven Logar dhe Ministrit të Jashtëm shqiptar, Bushati.

Zëvendësministri shprehu shpresën e Sllovenisë se zbatimi i suksesshëm i reformave – veçanërisht në fushën e drejtësisë – do të inkurajojë përpjekjet e mëtejshme të Shqipërisë, si dhe do të kontribuojë në dhënien e një rekomandimi që Shqipëria të çelë negociatat e pranimit në BE këtë vit. Ministri Bushati falënderoi Slloveninë për mbështetjen e procesit të zgjerimit brenda BE-së dhe për kontributin e Bashkëpunimit të Zhvillimit Slloven dhe ekspertëve sllovenë në forcimin e perspektivës evropiane të Shqipërisë. Të dyja palët ranë dakord që rritja e bashkëpunimit ekonomik do të ishte çelësi për përmirësimin e marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve.

Zëvendësministri Logar siguroi mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë për procesin e integrimit europian të Shqipërisë, duke përfshirë projektet dypalëshe të asistencës teknike. Sllovenia është duke realizuar në Shqipëri disa projekte të rëndësishme zhvillimi, si: asistencë teknike për autoritetet lokale, projekte në fushën e menaxhimit të burimeve natyrore (rehabilitimi ekologjik dhe pyllëzimi) dhe projekti i forcimit të rolit të grave në mjedisin rural.

Gjatë konsultimeve politike, Zëvendësministri Logar dhe Zëvendësministri Xhafaj shqyrtuan bashkëpunimin dypalësh midis dy vendeve dhe zhvilluan bisedime mbi çështjet kyçe që prekin rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ata adresuan fushat kryesore ekonomike ku ka një interes të përbashkët për të forcuar bashkëpunimin: menaxhimin e energjisë dhe burimeve natyrore, në veçanti burimet ujore, bujqësinë, turizmin dhe infrastrukturën. Ata ranë dakord se së shpejti do të ketë konsultime në fushën e diplomacisë ekonomike, e cila do të shënojë mundësi konkrete për fillimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit.

Të dyja palët, gjithashtu, ranë dakord se ka një mundësi për bashkëpunim më intensiv midis dy vendeve në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë dhe diplomacisë multilaterale. Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Zëvendësministri Logar zhvilloi takime edhe me përfaqësues të shoqërisë civile.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.