🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 10 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.72 ▲0.69%
ARI 4,405 ▲0.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
₿ CRYPTO
BTC $65,020 ▲ +0.13% ETH $1,918 ▲ +0.1% XRP $1.0361 ▼ -0.19% SOL $76.7100 ▲ +1.15%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.72 ▲0.69 % ARI 4,405 ▲0.11 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.72 ▲0.69 % ARI 4,405 ▲0.11 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
10 Aug 2026
Breaking
Politika

Spaho kritikon protestën: Pushteti ndërrohet me votë, jo dhunë! PD u tregua e dyzuar për investimin në Zvërnec

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka kritikuar ashpër protestën, duke deklaruar se pjesëmarrësit në të janë kryesisht kontingjent i PD-së dhe se qytetarët nuk mbështesin përshkallëzimin e saj me akte dhune.

Ish-nënkryetari i PD-së kritikoi edhe idenë për krijimin e një kuvendi mbarëkombëtar që do të zgjidhte një qeveri të re, duke e cilësuar atë një skenar të papajtueshëm me parimet demokratike.

Ai theksoi se qytetarët nuk duan dhunë, pasi ajo sjell kosto për vendin, duke nënvizuar se ndryshimi i pushtetit duhet të vijë vetëm përmes votës.

“Pjesëmarrësit në protestë janë kontingjent i PD-së. Qytetarët nuk duan dhunë, ka kosto për vendin. Pushteti ndërrohet me votë, nuk hiqet qeveria me idiotizma të tilla si: do krijojmë kuvendin mbarëkombëtar, që do të zgjedhim 150 apo 300 mijë veta dhe nga këta do të zgjidhet qeveria e pelikanëve kaçurrelë. Gjëra serioze janë këto, ndodhin në ndonjë vend që pretendon demokraci? Kjo është parafeudalizëm.”

Më tej, ai ka lëshuar kritika të ashpra ndaj PD, duke deklaruar ndodhet në një krizë ekzistenciale. Spaho theksoi se PD është e dyzuar dhe u detyrua t’i bashkohej protestës vetëm për të mos mbetur në periferi të zhvillimeve, duke i krahasuar këto tubime me foltoret e Berishës.

Sipas Spahos, opozita ka humbur besueshmërinë dhe nuk e prek dot më nervin e qytetarit, pasi nuk ka mbajtur asnjë premtim që nga koha e ‘Rithemelimit’. Ai deklaroi se vetë PD është kontributori kryesor që mban Edi Ramën në pushtet, duke shtuar se zgjidhja kërkon largimin e tyre ose të kryetarit të partisë.

“PD është e dyzuar fillimisht e mbështeti investimin, më pas kur e pa që do të ngelej në periferinë e zhvillimeve politike të vendit u detyruar që të dalë në krah të protestë. Sot ja ku e keni rezultatin, protestat janë si foltoret e Berishës.

Opozita është në një krizë ekzistenciale. PD ka një problem shumë të madh nuk e prek dot më nervin e qytetarit, është bërë e pabesueshme për qytetarin. Nga ‘Rithemelimi’ e deri më sot nuk ka mbajtur asgjë nga ato që ka thënë. Njerëzit nuk janë më naivë. Nëse ka kontributor që mban sot Ramën në pushtet, është PD, sepse është e pazonja. O duhet të ikim ne ose kryetari i PD”, tha Spaho.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.