🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.84 ▼0.91%
ARI 4,075 ▲0.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $79,931 ▼ -1.44% ETH $2,302 ▼ -2.56% XRP $1.2958 ▼ -3.48% SOL $99.5700 ▼ -2.31%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.84 ▼0.91 % ARI 4,075 ▲0.59 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.84 ▼0.91 % ARI 4,075 ▲0.59 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Tabaku: Inflacioni po gllabëron të ardhurat e shqiptarëve

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku reagoi sot për situatën ekonomike në vend, ndërsa shtoi se “qeveria kujdeset që përditë të na tregojë që Shqipëria ka një rritje ekonomike fenomenale”.

Tabaku theksoi se “kushdo nga qytetarët e di që shqiptarët po largohen nga vendi, që është një krizë thuajse permanente për punëtorë por qeveria thotë që nuk janë larguar mbi 200 mijë shqiptarë pasi në fakt qeveria ka rritur punësimin dhe shqiptarët që mungojnë janë thjesht të punësuar”.

Sipas saj, “kredimarrësit e dinë që kësti i kredisë së marrë në bankë është duke u rritur përditë, por qeveria na thotë që në fakt borxhi ynë publik është në vlera minimale”.

“Kushdo e di që inflacioni po ia gllabëron rrogën, qiranë dhe të ardhurat por qeveria kujdeset të na thotë që rritja ekonomike është shumë e mirë. Kushdo e di që taksat e kësaj qeverie janë ushqimi me të cilën ushqehet oligarkia politike dhe ekonomike që merr projekte publike dhe shqiptarët paguajnë dy herë, por qeveria çdo dy ditë del dhe tregon përrallën se Shqipëria është parajsa e turistëve dhe vendi më i drejtë fiskal”, shtoi ajo.

Po ashtu, Tabaku theksoi se kushdo e di se arsyeja e zhvlerësimit të euros nuk është prej turizmit, por nga paratë e pista dhe zgjedhjet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.