☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 21 July 2026
S&P 500 7,443 ▼0.19%
DOW 51,839 ▼0.59%
NASDAQ 25,508 ▼0.05%
NAFTA 82.24 ▼0.29%
ARI 4,050 ▲0.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049
₿ CRYPTO
BTC $65,516 ▲ +1.24% ETH $1,924 ▲ +2.58% XRP $1.1246 ▲ +2.38% SOL $78.1100 ▲ +1.75%
S&P 500 7,443 ▼0.19 % DOW 51,839 ▼0.59 % NASDAQ 25,508 ▼0.05 % NAFTA 82.24 ▼0.29 % ARI 4,050 ▲0.85 % S&P 500 7,443 ▼0.19 % DOW 51,839 ▼0.59 % NASDAQ 25,508 ▼0.05 % NAFTA 82.24 ▼0.29 % ARI 4,050 ▲0.85 %
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049
21 Jul 2026
Breaking
Politika

Tabaku: Ligji për investimet strategjike ka ndarë pasuri publike në favor të një grupi të kufizuar përfituesish

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, akuzoi mazhorancën dhe drejtimin e Kuvendit për standarde të dyfishta ndaj procesit të integrimit europian, duke theksuar se nismat e opozitës për shfuqizimin e ligjeve problematike janë refuzuar vazhdimisht.

Duke folur në fillim të seancës plenare, Tabaku u ndal te ligji për investimet strategjike, për të cilin tha se opozita ka ngritur shqetësime dhe ka paraqitur amendamente prej vitit 2016.

Sipas saj, të gjitha kërkesat e opozitës për pezullimin ose anulimin e këtij ligji kanë rënë në vesh të shurdhër, pavarësisht se ai ka prodhuar ndarje territoresh dhe pasurish publike në favor të një grupi të kufizuar përfituesish.

“Ligji për investimet strategjike ka shpërndarë deri më sot rreth 80 projekte. Rreth 70 prej tyre lidhen me leje në fushën e turizmit. Ka tërhequr vetëm një investitor të huaj, nuk ka krijuar vende pune apo përfitime reale për ekonominë, por vetëm ka shpërndarë favore”, deklaroi Tabaku.

Deputetja demokrate kujtoi se në vitin 2022 kishte paraqitur, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, një propozim për pezullimin e ligjit dhe hartimin e një kuadri të ri ligjor për investimet.

Ajo tha se Shqipëria nuk mund të trajtojë portet, aeroportet dhe pronat publike si pasuri personale, që mund t’u shpërndahen individëve të përzgjedhur pa transparencë dhe pa interes publik.

Tabaku e lidhi këtë çështje drejtpërdrejt me procesin e integrimit europian, duke akuzuar qeverinë se përdor standardet e Bashkimit Europian vetëm kur i shërbejnë propagandës ose përballjes politike me opozitën.

“Nuk mund të ketë dy standarde. E duam integrimin për ligjin e të drejtës së autorit, por nuk e duam për investimet strategjike. E duam integrimin sa herë që duhet të sulmojmë opozitën se përse nuk voton, por nuk e duam për ligjin e zonave të mbrojtura”, u shpreh ajo.

Sipas Tabakut, kërkesat për anulimin e ligjit të investimeve strategjike dhe ndryshimin e legjislacionit për zonat e mbrojtura janë pjesë e detyrimeve që lidhen me negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Ajo theksoi se mazhoranca ka marrë angazhime konkrete në pozicionet negociuese, përfshirë kapitujt që lidhen me marrëdhëniet me jashtë dhe mjedisin, por në praktikë ka vijuar t’i shtyjë dhe zgjerojë këto mekanizma.

“Nëse duam që ky Parlament të punojë realisht për integrimin, le të fillojë nga këto dy ligje. Gjithçka tjetër është propagandë”, përfundoi Tabaku.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.