☁️
Tiranë 13°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,891 ▲ +0.6% ETH $2,267 ▲ +0.92% XRP $1.2519 ▲ +0.28% SOL $95.4300 ▼ -0.58%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

Tahiri: PDK nuk i nënshtrohet qasjes autoritare të deputetit Albin Kurti, të premten do të jemi të pranishëm në sallën plenare

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri është shprehur se PDK nuk i nënshtrohet qasjes abuzuese të deputetit të LVV-së, Albin Kurti, i cili, sipas tij, po e pengon konstituimin e Kuvendit.

Tahiri, në një konferencë për media, tha se pushtetin autoritar dhe cenimin e rendit kushtetues nuk e toleron askush.

“Albin Kurti nuk mund ta defunksionalizojë Kuvendin me qëllimin për t’i shantazhuar subjektet politike ose me zgjedhje, por përtej kësaj duke tentuar të imponojë qasje autoritare që është shumë e dëmshme sot për vendin”, shtoi ai.

Tahiri i ka bërë ftesë publike kryesuesit të seancës, Avni Dehari që në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit ta thërrasë seancën konstituive çdo 48 orë.

“Ne si PDK i kemi bërë kërkesë zyrtare sot që ai ta ushtrojë detyrën e vet në bazë të Rregullores së Punës së Kuvendit, ta respektojë ligjin dhe Kushtetutën dhe ta thërras ë seancën, në mënyrë që të konstituohet Kuvendi dhe të kemi normalitet”, shtoi Tahiri.

Ai njoftoi se kërkesën e PDK-së për mbajtjen e seancës nesër nga ora 11:00 ua kanë dërguar edhe partive tjera politike që janë përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.

“Edhe partive tjera të përfqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës ua kemi dërguar ftesën që nesër në orën 11:00 të jenë prezent në sallë. PDK do të jetë e pranishme, Aleanca është përgjigj pozitivisht. Tashmë presim që të përgjigjen edhe subjektet e tjera për shkak që është obligim kushtetues dhe moral i secilit prej nesh që të jemi në seancë dhe ta funksionlizojmë Kuvendin”, theksoi Tahiri. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.