☁️
Tiranë 13°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,891 ▲ +0.6% ETH $2,267 ▲ +0.92% XRP $1.2519 ▲ +0.28% SOL $95.4300 ▼ -0.58%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

Tahiri: Qeveria në detyrë po rrezikon administratën publike me konkurse të diskutueshme dhe dobësim të shërbimit civil

Nënkryetari i Aleancës, Besnik Tahiri, ka ngritur shqetësime serioze për mënyrën se si po vepron Qeveria në detyrë, duke e akuzuar atë për shpallje të konkurseve për pozita të larta drejtuese në një periudhë kur, sipas tij, mandati është i kufizuar dhe legjitimiteti institucional i kufizuar.

Tahiri ka thënë se një qasje e tillë bie ndesh me frymën e Ligjit për Qeverinë dhe krijon dyshime për ndikim politik në administratën publike para formimit të qeverisë së re.

Ai ka ngritur edhe shqetësime për dobësimin e garancive juridike të shërbimit civil, duke theksuar se shndërrimi i pozitave drejtuese në mandate të kufizuara cenon pavarësinë dhe profesionalizmin e administratës publike, si dhe largohet nga standardet evropiane të një shërbimi civil meritokratik.

Në vijim, Tahiri ka kritikuar edhe përdorimin e ushtruesve të detyrës në kundërshtim me ligjin, duke iu referuar raportit të Auditorit, sipas të cilit vetëm në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë janë evidentuar 29 pozita me ushtrues detyre, prej të cilave disa të konsideruara problematike.

Sipas tij, këto praktika nuk janë raste të izoluara, por tregojnë një trend shqetësues drejt politizimit të administratës dhe dobësimit të meritokracisë në institucione.

Megjithatë, Tahiri ka shfrytëzuar Ditën e Shërbimit Publik për të shprehur mirënjohje për nëpunësit publikë që, sipas tij, me integritet dhe profesionalizëm i shërbejnë qytetarëve dhe shtetit çdo ditë. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.