☀️
Tiranë 34°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,686 ▼0.29%
DOW 53,123 ▼0.64%
NASDAQ 26,146 ▼0.7%
NAFTA 86.10 ▲2.03%
ARI 4,560 ▲0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $71,680 ▲ +8.83% ETH $2,278 ▲ +15.33% XRP $1.2250 ▲ +18.79% SOL $86.5200 ▲ +7.27%
S&P 500 7,686 ▼0.29 % DOW 53,123 ▼0.64 % NASDAQ 26,146 ▼0.7 % NAFTA 86.10 ▲2.03 % ARI 4,560 ▲0.32 % S&P 500 7,686 ▼0.29 % DOW 53,123 ▼0.64 % NASDAQ 26,146 ▼0.7 % NAFTA 86.10 ▲2.03 % ARI 4,560 ▲0.32 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Kosova

Takimi me Hahn, Haradinaj kërkon sërish heqjen e vizave

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim komisionerin europian për Zgjerim, Johannes Hahn, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike dhe ekonomike në vend, agjendën e reformave europiane, forcimin e sundimit të rendit dhe të ligjit.

Haradinaj, e ka njoftuar komisionerin Hahn me proceset nëpër të cilat po kalon vendi, duke theksuar se Kosova mbetet plotësisht e vendosur për të qenë anëtare e Bashkimit Europian.

Duke folur për çështjen e vizave, Kryeministri Haradinaj shprehu edhe njëherë zhgënjimin ndaj BE-së në raport me Kosovën, dhe tha se përkundër përmbushjes së kritereve të përcaktuara, Kosova mbetet vendi i vetëm me regjim të vizave.

“Liberalizimi i vizave është domosdoshmëri për qytetarët dhe bizneset e Kosovës. Të rinjtë tanë, po ashtu, meritojnë të lëvizin lirshëm sikurse moshatarët e tyre nga e gjitha bota”, tha Haradinaj.

Ai po ashtu theksoi përkushtimin e qeverisë për përmbushjen ERA2, për të cilin fakt qeveria e vendit është duke punuar intensivisht në avancimin e saj.

Në këtë takim është biseduar edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, për të cilin Kryeministri shprehu qëndrimin e Kosovës për një marrëveshje finale gjithëpërfshirëse, ligjërisht të obligueshme.

Po ashtu në këtë takim është folur edhe për zhvillimin ekonomik në vend dhe hapat që ka ndërmarrë qeveria në përmirësimin e klimës së të bërit biznes dhe tërheqjen e investimeve të huaja direkte.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.