🌤️
Tiranë 5°C · Kryesisht kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.55 ▲1.65%
ARI 4,049 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,926 ▲ +1.19% ETH $2,353 ▲ +1.65% XRP $1.3269 ▲ +1.83% SOL $101.8500 ▲ +1.68%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.55 ▲1.65 % ARI 4,049 ▼0.64 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.55 ▲1.65 % ARI 4,049 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Kosova

Taksa ndaj Serbisë, produktet gjermane “pushtojnë” Kosovën

Në vitrinat e marketeve të Kosovës kanë nisur të zënë vend dukshëm më të madh produktet e shteteve të Bashkimit Evropian.

Në muajin mars, importi më i madh i produkteve është bërë nga Gjermania, 14% e importit të përgjithshëm.

Madje, të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë konsumi i produkteve gjermane ka shënuar rritje për 10 milionë euro në muajin mars, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. E konsumatorët thonë se është krijuar një treg i ri.

“Tash e 8 vjet jetoj në Kosovë dhe fillimisht kur kam ardhur ka pasur më shumë mallra nga Serbia, por tani ka mallra nga Turqia, Franca, Italia e Gjermania. Tani jemi më të lumtur për cilësinë e mallit, si për nga ushqimi ashtu edhe për nga tekstili”, thotë një qytetar.

Ndihmesë të madhe për përzgjedhjen e produkteve po vlerësohet nga klientët vendosja e flamujve të origjinës pranë çmimit të secilit produkt.

Menaxherët e bizneseve tregojnë se sektorët e ushqimit dhe higjienës kanë pasur ndryshim më të madh të produkteve.

Pas Gjermanisë, importi i produkteve në muajin mars pasohet nga Greqia, Italia, Sllovenia e Bullgaria. Deri në vitin 2018, brenda një dite në Kosovë është importuar mall serb në vlerë të 1.2 milionë eurove. Ndërsa pas masës mbrojtëse importi ka rënë për 99%. Tani importohet mall në vlerë të rreth 500 mijë eurove, kryesisht produkte të brendeve ndërkombëtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.