☁️
Tiranë 8°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.42 ▼1.32%
ARI 4,051 ▼0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $79,829 ▼ -1.45% ETH $2,307 ▼ -2.11% XRP $1.2875 ▼ -3.45% SOL $99.5100 ▼ -2.31%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.42 ▼1.32 % ARI 4,051 ▼0.01 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.42 ▼1.32 % ARI 4,051 ▼0.01 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

TAP – Përfundon furnizimi me tubacione të plota në Shqipëri, Greqi dhe Itali

Projekti Gazsjellësit TransAtlantik (TAP) në Shqipëri, Greqi dhe Itali ka përfunduar transportin e tubave dhe mjeteve të tjera logjistike për realizimin e kësaj vepre kaq të rëndësishme në sektorin e gazifikimit.

Drejtori i projektit TAP, John Haynes, theksoi se ky është një tjetër moment kyç për realizimin e suksesshëm të këtij projekti.

“I gjithë procesi i shpërndarjes së logjistikës u krye në përputhje me afatin e projektit dhe me standardet më të larta të sigurisë,” shtoi ai.

Dërgesa e fundit e tubave të çelikut për ndërtimin e tubacionit Trans Adriatik (TAP) mbërriti në Selanik të Greqisë më 10 tetor, duke shënuar shpërndarjen përfundimtare të të gjitha tubacioneve në vendet pritëse të TAP.

Transporti i 55 000 tubave për ndërtimin e TAP u përfundua në një periudhë kohore prej një viti e gjysmë. Tubacionet e para në Shqipëri mbërritën në prill të 2016, në qytetin e Durrësit. Më pas dërgesat në Greqi filluan një muaj më vonë, pikërisht në maj. Këto tuba u ndanë në këtë mënyrë: 32 000 në Greqi, 13 000 në Shqipëri dhe 9 150 në det të hapur dhe 670 në Itali.

TAP është pjesë e Korridorit të Gazit Jugor, i cili është një nga projektet prioritare të energjisë për BE.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.