🌤️
Tiranë 26°C · Kryesisht kthjellët 11 August 2026
S&P 500 7,728 ▼0.32%
DOW 53,792 ▼0.34%
NASDAQ 26,445 ▼0.6%
NAFTA 83.42 ▲1.57%
ARI 4,427 ▲0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
₿ CRYPTO
BTC $63,700 ▼ -0.63% ETH $1,882 ▲ +0.13% XRP $1.0176 ▼ -0.31% SOL $76.0600 ▼ -0.37%
S&P 500 7,728 ▼0.32 % DOW 53,792 ▼0.34 % NASDAQ 26,445 ▼0.6 % NAFTA 83.42 ▲1.57 % ARI 4,427 ▲0.17 % S&P 500 7,728 ▼0.32 % DOW 53,792 ▼0.34 % NASDAQ 26,445 ▼0.6 % NAFTA 83.42 ▲1.57 % ARI 4,427 ▲0.17 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
11 Aug 2026
Breaking
Politika

Tarletti: Shoqëria civile, thelbësore për zgjedhje të lira dhe integrimin e Shqipërisë në BE

Në Konferencën Kombëtare për rolin e shoqërisë civile në proceset zgjedhore, përfaqësuesja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë dhe Shefja e Sektorit të Qeverisjes së Mirë dhe Sundimit të Ligjit në BE, Cinzia Tarletti, theksoi rëndësinë qendrore të zgjedhjeve të lira, të drejta dhe transparente në funksion të demokracisë dhe procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

Në fjalën e saj, Tarletti u shpreh se “zgjedhjet e lira, të drejta dhe transparente janë në zemër të çdo shoqërie demokratike dhe mbeten një element qendror për anëtarësimin e një vendi në Bashkimin Evropian”, duke nënvizuar se standardet zgjedhore përbëjnë një nga kriteret themelore të rrugës drejt BE-së.

Ajo shtoi se Bashkimi Evropian po ndjek nga afër zhvillimet e reformave në Shqipëri, duke vënë theks të veçantë te integriteti, transparenca dhe gjithëpërfshirja e proceseve që lidhen me përparimin e vendit drejt BE-së. Sipas saj, progresi në këto fusha mbetet vendimtar për forcimin e institucioneve demokratike dhe rritjen e besimit të qytetarëve.

Duke folur për rolin e aktorëve të ndryshëm në proceset zgjedhore, përfaqësuesja e BE-së theksoi se “zgjedhjet e besueshme nuk varen vetëm nga institucionet shtetërore dhe aktorët politikë, por edhe nga pavarësia dhe angazhimi aktiv i shoqërisë civile”. Në këtë kuadër, ajo vlerësoi kontributin e organizatave joqeveritare si një shtyllë e rëndësishme e demokracisë funksionale.

“Zgjedhjet e lira, të drejta dhe transparente, janë në zemër të çdo shoqërie demokratike dhe mbeten qendra për anëtarësimin e vendit në BE.

BE i ndjek zhvillimet e reformave në Shqipëri shumë ngushtë duke pasur integritetin, transparencën dhe gjithpërfshirjen e proceseve që lidhen me përparimin e Shqipërisë në përparimin drejt BE.

Zgjedhjet e besueshme nuk varen vetëm te institucionet dhe aktorët politikë, por dhe te pavarësia e shoqërisë civile dhe pjesëmarrja aktive e saj.

Organizatat e shoqërisë civile, rol kryesor në aftësimin e qytetarit, duke orientuar votuesin, duke nxitur pjesëmarrjen, monitorimin e proceseve zgjedhore, mbështetjen e transparencës dhe llogaridhënies, si dhe rrit besimin e te institucionet demokratike”, deklaroi ajo.

Sipas saj, organizatat e shoqërisë civile luajnë një rol thelbësor në fuqizimin e qytetarëve, duke ndihmuar në orientimin e votuesve, nxitjen e pjesëmarrjes, monitorimin e proceseve zgjedhore dhe forcimin e transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.

“Kontributi i shoqërisë civile është thelbësor për të garantuar që qytetarët të marrin pjesë në mënyrë aktive në proceset demokratike dhe që askush të mos mbetet pas”, u shpreh ajo.

Në përmbyllje të fjalës së saj, Tarletti theksoi se “pjesëmarrja dhe gjithëpërfshirja janë vlera europiane”, duke shtuar se Bashkimi Evropian mbetet i angazhuar dhe krenar për mbështetjen e nismave që forcojnë rolin e shoqërisë civile në proceset zgjedhore, si pjesë e përpjekjeve për përshpejtimin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.