☁️
Tiranë 9°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.83 ▼3.16%
ARI 3,909 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,424 ▲ +0.73% ETH $2,294 ▲ +1.14% XRP $1.2539 ▲ +0.14% SOL $95.0400 ▼ -0.56%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.83 ▼3.16 % ARI 3,909 ▲0.26 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.83 ▼3.16 % ARI 3,909 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

TEHERAN – Irani kërcënon me hakmarrje pas raportimeve për sulme të reja amerikane

TEHERAN, 1 gusht /ATSH-DPA/- Teherani kërcënoi në orët e para të mëngjesit se do të ndërmarrë sulme hakmarrëse ndaj infrastrukturës kritike në Izrael dhe në vendet e Gjirit Persik, pasi media amerikane raportoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po shqyrtojnë një ofensivë të re të gjerë kundër objektivave në Iran.

Agjencitë iraniane të lajmeve “Tasnim” dhe “Fars”, duke cituar burime të sigurisë, thanë se SHBA-ja duhet të jetë e vetëdijshme se, objektet energjetike me rëndësi globale në Arabinë Saudite dhe Katar, ndodhen brenda rrezes së raketave iraniane.

Sipas raportimeve, në shënjestër mund të jenë gjithashtu edhe objekte në Kuvajt dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Një zyrtar i lartë i sigurisë iraniane, i cituar nga “Tasnim”, deklaroi se është përgatitur një plan i plotë për kundërpërgjigje ushtarake.

Sipas tij, forcat iraniane kanë treguar tashmë aftësinë dhe vendosmërinë për të kryer sulme hakmarrëse.

Më herët, “CBS News” dhe “The Wall Street Journal”, duke cituar burime të njohura me çështjen, raportuan se presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë e sulmeve të reja ndaj Iranit, të cilat mund të nisin që këtë fundjavë.

Sipas “CBS News”, edhe Izraeli mund të rikthehet në konflikt.

Izraeli dhe Irani shkëmbyen për herë të fundit sulme, në fillim të muajit qershor.

Ndërkohë, “Axios” raportoi se sulmet e reja mund të synojnë sërish infrastrukturën energjetike të Iranit.

Sipas raportimeve, Trump ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar.

Gjatë një mbledhjeje të kabinetit dje në rezidencën presidenciale “Camp David”, Trump paralajmëroi se SHBA-ja mund të kryejë sulme të tjera ndaj Iranit.

“Do t’i godasim shumë fort”, tha ai, pa dhënë afat kohor apo detaje të tjera.

I pyetur për zhvillimet e mundshme gjatë katër javëve të ardhshme, Trump u shpreh: “Në një moment ata do të thonë: ‘Nuk mund ta durojmë më këtë”. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.