🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.32 ▼0.15%
ARI 3,956 ▼0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $76,761 ▼ -1.76% ETH $2,250 ▼ -0.81% XRP $1.2491 ▼ -0.13% SOL $91.7600 ▼ -2.48%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.32 ▼0.15 % ARI 3,956 ▼0.35 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.32 ▼0.15 % ARI 3,956 ▼0.35 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
03 Nën 2026
Breaking
Bota

TEL AVIV – Netanyahu bën thirrje për unitet: Izraelit i duhet një qeveri e qëndrueshme

TEK AVIV,, 22 shtatori / ATSH -ANSA/ – Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se synon të forcojë unitetin e popullit izraelit duke punuar për krijimin e një qeverie të gjerë kombëtare dhe të qëndrueshme, e cila, sipas tij, do të jetë në gjendje të merret me sigurinë dhe të ardhmen e vendit.

Mesazhi u publikua me rastin e fillimit të agjërimit të 9 Av, ditë përkujtimore që shënon shkatërrimin e Tempullit të Parë të Jerusalemit në vitin 586 para Krishtit dhe të Tempullit të Dytë në vitin 70 pas Krishtit.

“E di se gjatë fushatës zgjedhore është e vështirë ta shohësh këtë, por e di gjithashtu se jemi shumë më të bashkuar sesa dukemi”, tha Netanyahu, duke rikthyer thirrjen për një qeveri me marrëveshje të gjera.

Megjithatë, kjo nismë nuk ka gjetur deri tani mbështetje nga forcat opozitare.

Kryeministri shtoi se gjatë tre viteve të fundit Izraeli ka arritur të përballojë kërcënimet dhe të realizojë arritje të rëndësishme.

“Së bashku kemi parandaluar shkatërrimin e Tempullit të Tretë, që është Shteti i Izraelit. Kemi zmbrapsur ata që donin të na shkatërronin dhe kemi arritur suksese të mëdha. Edhe pse puna nuk ka përfunduar ende dhe na presin shumë sfida, jam plotësisht i bindur se mund t’ia dalim”, u shpreh Netanyahu.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.