Tenis/ Wimbledon-i ndalon influencerat në tribuna pas kaosit të shkaktuar në US Open
Rreth 100 të akredituarit në turneun e New York-ut kanë provokuar ndërprerje të lojës, çka ka sjellë pakënaqësi te sportistët.
Pas kaosit në US Open, Wimbledon-i nuk do të bëjë akreditime për influencerat në prag të turneut të këtij viti. Vendimi është marrë për shkak të protestave të shumë tenistëve, mes të cilëve Naomi Osaka.
Ditët e fundit, 28-vjeçarja japoneze, 4 herë kampione e turneve Slam, e ftoi publikun e zhurmshëm të Us Open dhe influencerat e pranishëm në tribuna, të tregojnë më shumë “edukatë”. Po ashtu, arbitri u detyrua tri herë të bante apel për qetësi gjatë një ndeshjeje të turit të dytë. Që në ndeshjen e turit të parë, Osaka ndërpreu shërbimin për shkak të një drite bezdisëse që vinte nga sektori “hospitality”, ku disa influencera po pozonin për disa fotografi.
Këtë vit USTA kishte akredituar rreth 100 influencera – dyfishin e 2025-ës – në përpjekje për të pasur një publik më të gjerë dhe për të krijuar një atmosferë të ngjashme me atë të një festivali në stilin “Coachella”.
Por rezultati ishte një boomerang, pas ndërprerjeve të shpeshta të lojës që prania e “content creator” ka shkakruar në “Flushing Meadows”. Dy influencere janë përzënë nga Us Open dy orë pasi kishin postuar në profilet e rrjeteve sociale kredencialet e tyre.
Meg Radice dhe Audrey Jones, protagoniste të “The Vip List”, kanë thënë se hyrja e tyre në “Billie Jean King National Tennis Center” u revokua pasi ato kishin shkuar për darkë në një restorant, me të cilin kishin filluar një bashkëpunim gjatë turneut të tenisit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.