Tensione në protestë! Mbledhje të paligjshme kartash identiteti për peticion, persona me kapuçë të pranishëm
Protestuesit janë mbledhur sërish në protestë për të 15-tën ditë radhazi. Me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, “Narta, Zvërneci në fyt do ju ngecin”, ata po marshojnë nga sheshi Skëndërbej drejt Kryeministrisë.
Protestat nisën për të kundërshtuar resortin që pritet të ndërtohet në Zvërnec, një investim 4 mld dollarë.
Por, nga podiumi i protestës u lajmërua sa në turmë ka disa persona që po mbledhin karta identiteti dhe firma për një peticion, gjë që nuk është e vërtetë.
Në këtë moment në turmë ka pasur tensione ku të përfshirë kanë qenë disa të rinj të maskuar mirë me kapuçë dhe syze të mëdha.
Ishte një burrë, i cili po i kërkonte qytetarëve kartat e identitetit për peticionin e supozuar.

Tema:
kryesore




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.