☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 08 September 2026
S&P 500 7,695 ▼0.31%
DOW 52,868 ▼1.02%
NASDAQ 26,500 ▼0.02%
NAFTA 92.76 ▲1.4%
ARI 4,448 ▼0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $78,715 ▼ -0.01% ETH $2,496 ▲ +1.1% XRP $1.4212 ▲ +2.89% SOL $103.9100 ▲ +0.57%
S&P 500 7,695 ▼0.31 % DOW 52,868 ▼1.02 % NASDAQ 26,500 ▼0.02 % NAFTA 92.76 ▲1.4 % ARI 4,448 ▼0.65 % S&P 500 7,695 ▼0.31 % DOW 52,868 ▼1.02 % NASDAQ 26,500 ▼0.02 % NAFTA 92.76 ▲1.4 % ARI 4,448 ▼0.65 %
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
08 Sep 2026
Breaking
Kosova

Terras nga Prishtina: E ardhmja e Kosovës është në BE, por duhen reforma

Raportuesi i përhershëm i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, ka zhvilluar të martën takime me zyrtarë të lartë në Prishtinë, ku është diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe procesin e integrimit evropian.

Përmes një postimi në platformën X, Terras njoftoi se është takuar me ministren në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, si dhe kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza.

“Përshëndetje nga Prishtina! Këtë mëngjes u takova me Albulena Haxhiun, Glauk Konjufcën dhe Bedri Hamzën. Diskutuam për politikën në Kosovë dhe zgjerimin e Bashkimit Evropian”, shkroi Terras.

Ai ritheksoi se perspektiva e Kosovës është në Bashkimin Evropian, por theksoi se rruga drejt anëtarësimit kërkon vazhdimin e reformave.

“E ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian, por anëtarësimi kërkon reforma. Ne po punojmë për këtë”, shkroi eurodeputeti estonez.

Vizita e Terrasit në Kosovë vjen në një periudhë kur vendi synon avancimin e procesit të integrimit evropian dhe pas aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.