☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 13 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $76,728 ▼ -0.74% ETH $2,478 ▼ -2.24% XRP $1.3429 ▼ -2.06% SOL $99.8100 ▼ -2.19%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
13 Sep 2026
Breaking
Kronika

Tiranë, parandalohet vrasja për gjakmarrje. Arrestohen 4 shtetas

Efektivë të Policisë së Tiranës kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 4 shtetasve, të cilët dyshohen se po përgatiteshin për të vrarë një shtetas për motive gjakmarrjeje. Identiteti i objektivit të tyre nuk bëhet i ditur për arsye hetimi dhe sigurie.
Në pranga kanë rënë Edmond Marku, 32-vjeçar nga Durrësi, i shpallur në kërkim edhe nga Policia e Lezhës për një vjedhje; Blindim Isa, 25-vjeçar nga Kukësi, një person me precedentë penalë për vrasje me dashje; Artur Shehu, 22-vjeçar nga Tirana, edhe ky i dënuar më parë për prodhim dhe mbajtje të lëndëve narkotike; si dhe Klodjan Koca, 34-vjeçar nga Fushë Kuqja.
Ata janë kapur në flagrancë teksa përgatisnin një silenciator për ta montuar në një pistoletë tip “Zastava”, që e mbanin pa leje, dhe që është gjetur në banesën e shtetasit Edmond Marku, tashmë e sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Materialet e mëtejshme proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale të “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” në bashkëpunim, si dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.