☁️
Tiranë 12°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 102.77 ▲0.75%
ARI 4,024 ▼0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $78,795 ▼ -3.15% ETH $2,269 ▼ -3.89% XRP $1.2473 ▼ -6.06% SOL $96.7000 ▼ -5.62%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.77 ▲0.75 % ARI 4,024 ▼0.17 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.77 ▲0.75 % ARI 4,024 ▼0.17 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
30 Tet 2026
Breaking
Kosova

Torres dënon deklaratën e Paunoviqit: Është përqafim i hapur i gjenocidit, duhet të japë dorëheqje

Kongresisti amerikan Ritchie Torres ka dënuar ashpër deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq, e cila kishte thënë se, po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit, do ta kishte kryer “spastrimin etnik të Kosovës”.

Torres e cilësoi këtë qëndrim si “moralisht të dënueshëm” dhe si një “përqafim të hapur të gjenocidit” ndaj shqiptarëve të Kosovës.

“Deklarata e Snezhana Paunoviqit se ajo do ta kishte kryer spastrimin etnik të Kosovës nëse do të ishte në vendin e Millosheviqit është moralisht e dënueshme dhe një përqafim i hapur i gjenocidit ndaj popullit shqiptar. Kosova kishte të drejtë ta ndalonte hyrjen e saj në vend dhe ajo duhet të japë dorëheqje të menjëhershme nga posti”, ka deklaruar Torres për Gazetën Express.

Ai ka mbështetur edhe vendimin e institucioneve të Kosovës për ta shpallur Paunoviqin person non grata, duke theksuar se ndalimi i hyrjes së saj në Kosovë ishte i justifikuar.

Ndërkohë, lidhur me deklaratën e ministres serbe është deklaruar edhe Departamenti Amerikan i Shtetit.

Torres ka theksuar se prioritet i Shteteve të Bashkuara mbetet ruajtja e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, duke nënvizuar se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për arritjen e këtij qëllimi.

Nga Departamenti Amerikan i Shtetit u është bërë thirrje politikanëve që, përmes gjuhës dhe retorikës që përdorin, të kontribuojnë në avancimin e paqes dhe dialogut në rajon.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.