Tottenham i pandalshëm, afër blerjes së Savinho nga Manchester City për 65 milionë stërlina
Tottenham po bën çmenduri në këtë merkato vere. Klubi londinez duket i pandalshëm në fushatën e afrimeve dhe objektivi i radhës duket se është sulmuesi i Manchester City, Savinho.
“Spurs” kanë pranuar të paguajnë 65 milionë stërlina për futbollistin brazilian, i cili nuk ka bindur në fakt me fanellën e “qytetarëve”.
Kjo lëvizje ishte shumë afër edhe gjatë verës së vitit 2025, por nuk u konkretizua. Tani gjtihçka duket në rregull për kalimin e sulmuesit në radhët e Tottenham. Londinezët pak ditë më parë blenë italianin Sandro Tonali për mesfushën, ndërkohë që kanë bërë edhe afrime të tjera të rëndësishme.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.