🌦️
Tiranë 13°C · Rrebesh i lehtë 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,909 ▲ +0.09% ETH $2,368 ▼ -0.5% XRP $1.3119 ▲ +1.65% SOL $102.5800 ▲ +0.14%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
25 Tet 2026
Breaking
Kosova

Tre pacientë me HIV në infektivë, njëri në gjendje të rëndë

Vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, u paraqitën 17 raste.

“Deri më 16.06.2026, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) janë raportuar gjithsej 17 raste me HIV/AIDS. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, janë raportuar 13 raste. Ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2024 janë raportuar 18 raste”, thuhet nga IKShPK.

Aktualisht, në Klinikën Infektive, nga kjo sëmundje po marrin trajtim tre persona.

“Aktualisht i kemi 3 pacientë të shtrirë në spital, njëri është në gjendje më të rëndë, ndërsa dy të tjerët janë më mirë”, shprehet Murat Mehmeti – shef i repartit në Klinikën Infektive.Me trendin aktual të këtij virusi, infektologu Murat Mehmeti konsideron se gjasat janë që këto shifra të shtohen dyfish.

“Tre vitet e fundit është pak a shumë i njëjti trend në kuptimin e numrit të përgjithshëm të rasteve brenda vitit, por duke pasur parasysh që edhe vitin e kaluar i kemi pas rreth 27 raste të reja e tash jemi në mesin e vitit dhe deri tani kemi 15 raste, mundësi është që ky numër edhe të dyfishohet”, thotë Mehmeti.

Viteve të kaluara, kishte pasur mungesë të medikamenteve të nevojshme për terapi kundër HIV/AIDS.

Por këtë vit, Mehmeti thotë se qëndrojnë mirë.

“Sa i përket barnave, qëndrojmë mirë, jemi të furnizuar mirë sa i përket barnave të cilat ne i trajtojmë këta pacientë, mirëpo siç e thash nëse sëmundja avancon shumë ose zbulohet me një fazë shumë të vonshme, përkundër terapisë është e vështirë që të mbijetojnë rastet e tilla”, shprehet ai.

Sipas IKSHPK, numri i përgjithshëm i rasteve të raportuara me HIV/AIDS në Kosovë ndër vite ka arritur në 269 raste.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.