🌫️
Tiranë 10°C · Mjegull 26 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 101.00 ▼2.2%
ARI 4,025 ▲0.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,140 ▼ -1% ETH $2,321 ▼ -1.98% XRP $1.2886 ▼ -1.88% SOL $101.2800 ▼ -1.39%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 101.00 ▼2.2 % ARI 4,025 ▲0.43 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 101.00 ▼2.2 % ARI 4,025 ▲0.43 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Politika

Tropoja drejt zhvillimit të qëndrueshëm, Klosi: Paketa e Maleve nxitëse e këtij zhvillimi

Tropoja po shkon drejt një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, tha se investimet e qeverisë shqiptare në drejtim të infrastrukturës e kanë kthyer Tropojën në një qendër turistike.

“Realisht ndihesh shumë mirë kur shikon një Tropojë krejtësisht të transformuar. Kur shikon në një dokumentar dhe në një libër se sa shumë punë të mira janë bërë për Tropojën, realisht ndihesh mirë.”

Klosi theksoi se, ashtu si për çdo bashki tjetër, edhe për Tropojën ka deficite, por përpjekjet e qeverisë shqiptare janë të vazhdueshme për të nxitur projekte zhvillimore.

Duke u ndalur te paketa e maleve, Blendi Klosi tha se ky projekt i mirëstudiuar do të sjellë investitorë vendas e të huaj për ta kthyer këtë rajon në një qendër turistike.

“Ne sapo vijmë nga një takim tjetër në disa zona malore dhe realisht kudo e ndjen nevojën që të ketë një hapësirë të re përsa i përket investimeve në zonën malore dhe për këtë paketa e maleve do të ndikojë drejtpërdrejt, pasi është një paketë e cila lejon dhe lehtëson investimet në këto zona malore. Pa dyshim pastaj, për të gjithë ata që do të bëjnë investime në këto zona, do të kenë edhe përfitime të tjera, por kryesorja është lehtësia në marrjen e lejeve, lehtësia në zgjidhjen e problemeve të pronave, lehtësia në ecjen përpara të projekteve dhe kjo besoj ka qenë një nga ngërçet që ka penguar deri tani zhvillimin turistik të zonave malore, kodrinore, pra atyre zonave që janë, le të themi, larg qendrës së madhe të vëmendjes së investitorëve.”

Resurset turistike të Tropojës janë në qendër të vëmendjes së turistëve të huaj. Investimet për rrugët e bjeshkëve në Tropojë po synojnë të zgjerojnë hartën e zonave turistike nga Lugina e Valbonës, në Dobërdol, Çerem, Nikaj-Mërtur etj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.