☁️
Tiranë 9°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.80 ▼3.19%
ARI 3,911 ▲0.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,612 ▲ +1.09% ETH $2,308 ▲ +1.84% XRP $1.2601 ▲ +0.91% SOL $95.5200 ▲ +0.06%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.80 ▼3.19 % ARI 3,911 ▲0.31 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.80 ▼3.19 % ARI 3,911 ▲0.31 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

TURQI – Të paktën tre të vrarë pas sulmit me armë zjarri në një zonë turistike të Stambollit

STAMBOLL, 15 shtator /ATSH-DPA/- Tre persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur në një sulm me armë zjarri në një dyqan në lagjen Fatih të Stambollit, një zonë e frekuentuar nga turistët.

Sipas agjencisë shtetërore turke të lajmeve “Anadolu”, ngjarja ndodhi pas një debati mes pronarit të dyqanit dhe një klienti.

Sipas raportimeve të pakonfirmuara të medieve, debati ka ndodhur në një zyrë këmbimi valutor, ku njerëzit shkojnë për të ndërruar monedhat.

Fillimisht u raportua se dy persona kishin vdekur dhe dy të tjerë ishin plagosur, por pak më vonë autoritetet përditësuan bilancin, duke konfirmuar tre viktima dhe një të plagosur.

Policia ka arrestuar një të dyshuar në vendngjarje, raportoi “Anadolu”.

Të shtënat ndodhën në Sofcu Han, një kompleks dyqanesh pranë Pazarit të Madh, një nga zonat më të njohura tregtare dhe turistike të Stambollit.

Lagjia Fatih, në pjesën evropiane të Stambollit, është një nga qendrat kryesore turistike të qytetit dhe ka shumë dyqane, monumente dhe pika të njohura turistike.

Agjencia private turke e lajmeve DHA, publikoi fotografi ku shihet një person duke u transportuar me barelë drejt një ambulance.

Një video e publikuar në rrjetin social X tregoi gjithashtu pamje nga vendi i ngjarjes. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.