☁️
Tiranë 10°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.44 ▲3.99%
ARI 4,010 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,946 ▼ -1.21% ETH $2,383 ▼ -1.23% XRP $1.2908 ▼ -2.41% SOL $102.7200 ▼ -1.62%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Kronika

U kap në Greqi me kërkesë të SPAK, Ilir Shtufi refuzon ekstradimin drejt Shqipërisë

Biznesmeni shqiptar Ilir Shtufi, i arrestuar në Greqi në kuadër të një urdhër-arresti të lëshuar nga SPAK, ka refuzuar ekstradimin drejt Shqipërisë, sipas raportimeve të mediave greke.

Shtufi, i cili është mes rreth 20 biznesmenëve të shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme, u ndalua nga autoritetet greke pas një operacioni ndërkombëtar që lidhet me hetime për pastrim parash dhe trafik droge.

Pas arrestimit, autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij, ndërsa pala greke po shqyrton kërkesën në përputhje me legjislacionin dhe marrëveshjet ndërkombëtare të bashkëpunimit juridik.

Megjithatë, sipas të njëjtave burime, Shtufi ka deklaruar se nuk pranon të ekstradohet në Shqipëri, çka pritet të zgjasë procedurat ligjore dhe të kalojë çështjen në shqyrtim gjyqësor në Greqi.

Emri i tij është pjesë e një dosjeje të gjerë hetimore të SPAK, e cila përfshin persona të dyshuar për përfshirje në rrjete kriminale dhe pastrim të të ardhurave të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm. Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet shqiptare dhe greke janë në koordinim për hapat e mëtejshëm ligjorë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.