⛅
Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 101.12 ▼2.88%
ARI 3,920 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,450 ▲ +0.9% ETH $2,294 ▲ +1.13% XRP $1.2535 ▲ +0.33% SOL $94.9500 ▼ -0.57%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 101.12 ▼2.88 % ARI 3,920 ▲0.54 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 101.12 ▼2.88 % ARI 3,920 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

UASHINGTON – SHBA kryen sulmin e parë me dronë detarë ndaj një porti iranian

UASHINGTON, 13 korrik /ATSH-AFP/ – Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë sulmin e parë luftarak me dronë detarë kundër një porti në Iran, bëri të ditur sot   Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane (CENTCOM), e cila njoftoi se objektivi ishte porti i Bandar Abbasit, në jug të vendit.

Sipas CENTCOM-it, tre dronë detarë “Corsair”, mjete pa ekuipazh që lëvizin në sipërfaqen e detit, goditën mbrëmë një objekt mirëmbajtjeje për nëndetëse dhe anije ushtarake brenda portit.

Ushtria amerikane tha se operacioni kishte për qëllim dobësimin e aftësive të Iranit për të kryer sulme ndaj anijeve tregtare.

CENTCOM publikoi edhe një video në rrjetin social X, ku shfaqen dronët duke goditur objektivin dhe duke shkaktuar shpërthime në dy kalata të portit.

Ky është përdorimi i parë i konfirmuar i dronëve detarë “Corsair” në një operacion luftarak.

Muajin e kaluar, ushtria amerikane kishte përdorur një dron “Corsair” në një mision shpëtimi pas rrëzimit të një helikopteri në Lindjen e Mesme.

Ky model ishte dislokuar për herë të parë në rajon në muajin mars.

“Corsair” është zhvilluar nga kompania amerikane “Saronic Technologies” dhe është një mjet autonom detar me gjatësi rreth 7,3 metra, i pajisur me motor dizel.

Ai mund të lëshohet dhe të rikuperohet në det nga anije më të mëdha, pa qenë nevoja që ato të kthehen në port./  /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.