☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 07 August 2026
S&P 500 7,754 ▲0.57%
DOW 54,021 ▲0.25%
NASDAQ 26,650 ▲1.15%
NAFTA 78.29 ▲1.29%
ARI 4,407 ▲2.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
₿ CRYPTO
BTC $64,948 ▲ +0.13% ETH $1,915 ▼ -0.05% XRP $1.0279 ▼ -2.19% SOL $73.8000 ▲ +0.4%
S&P 500 7,754 ▲0.57 % DOW 54,021 ▲0.25 % NASDAQ 26,650 ▲1.15 % NAFTA 78.29 ▲1.29 % ARI 4,407 ▲2.5 % S&P 500 7,754 ▲0.57 % DOW 54,021 ▲0.25 % NASDAQ 26,650 ▲1.15 % NAFTA 78.29 ▲1.29 % ARI 4,407 ▲2.5 %
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
07 Aug 2026
Breaking
Bota

UASHINGTON – SHBA vendos sanksione ndaj zyrtarëve ushtarakë dhe kompanive kubaneze

UASHINGTON, 7 gusht /ATSH-DPA/- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione të reja ndaj disa zyrtarëve ushtarakë dhe kompanive kubaneze, të cilat, sipas Uashingtonit, ndihmojnë Kubën të sigurojë armë dhe të ruajë bashkëpunimin ushtarak me vende të tjera.

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se sanksionet prekin pesë subjekte dhe tetë individë, të cilët akuzohen se lehtësojnë marrëdhëniet ushtarake të Havanës dhe furnizimin me armë të regjimit kuban.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se qeveria kubaneze ka zhvilluar aktivitete spiunazhi kundër SHBA-së dhe e akuzoi Havanën se shërben si bazë për operacionet e Rusisë, Kinës dhe Iranit kundër interesave amerikane.

Rubio paralajmëroi gjithashtu se çdo individ, kompani apo institucion financiar që mbështet ose ofron shërbime për personat dhe subjektet e sanksionuara mund të përballet edhe vetë me masa ndëshkuese.

Ai u bëri thirrje bankave dhe kompanive të huaja të ndërpresin menjëherë çdo bashkëpunim me to.

Në listën e të sanksionuarve përfshihen ministri i Forcave të Armatosura Revolucionare të Kubës, Alvaro Lopez Miera, shefi i Shtabit të Përgjithshëm Roberto Legra Sotolongo, si edhe atashetë ushtarakë të Kubës në Rusi dhe Kinë.

Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kubës kanë qenë të tensionuara që nga revolucioni kuban i vitit 1959.

Embargoja tregtare amerikane ndaj ishullit vazhdon të jetë në fuqi prej më shumë se gjashtë dekadash, ndërsa administrata e presidentit Donald Trump ka shtuar presionin ndaj Havanës me sanksione të reja dhe deklarata të ashpra ndaj qeverisë kubaneze./  /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.