Tiranë 29°C · Pjesërisht vranët 13 August 2026
S&P 500 7,801 ▲0.68%
DOW 53,793 ▲0.04%
NASDAQ 26,829 ▲0.9%
NAFTA 81.08 ▼2.63%
ARI 4,415 ▼1.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068 EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068
₿ CRYPTO
BTC $63,423 ▲ +0% ETH $1,890 ▲ +0.27% XRP $1.0100 ▲ +0.17% SOL $76.1500 ▲ +0.4%
S&P 500 7,801 ▲0.68 % DOW 53,793 ▲0.04 % NASDAQ 26,829 ▲0.9 % NAFTA 81.08 ▼2.63 % ARI 4,415 ▼1.18 % S&P 500 7,801 ▲0.68 % DOW 53,793 ▲0.04 % NASDAQ 26,829 ▲0.9 % NAFTA 81.08 ▼2.63 % ARI 4,415 ▼1.18 %
EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068 EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068
13 Aug 2026
Breaking
Bota

Uashingtoni kalon tek armët ekonomike, valuta iraniane arrin minimumin historik

Lufta në Iran po merr gjithnjë e më shumë karakter ekonomik, pas deklaratës së administratës amerikane se bllokada e porteve iraniane mund të zgjasë për

Lufta në Iran po merr gjithnjë e më shumë karakter ekonomik, pas deklaratës së administratës amerikane se bllokada e porteve iraniane mund të zgjasë për muaj të tërë nëse do të jetë e neojshme.

Krahas kësaj, valuta iraniane ka rënë në një minimum të ri historik kundrejt dollarit, me 1.8 milionë rialë që këmbehen vetëm me 1 dollar, një kuotë e pamendueshme që nga fillimi i luftës.

Trump tha së fundmi për agjencinë e lajmeve “Axios” se nuk kishte ndërmend të hiqte bllokadën, duke refuzuar propozimin e Teheranit për të hapur në këmbim Ngushticën e Hormuzit.

“Në njëfarë mënyre, bllokada është më efikase sesa bombardimet. Ata po djersitin si derra dhe për ta do të bëhet më keq. Ata nuk mund të kenë armë bërthamore”, tha Trump.

Më vonë, Shtëpia e Bardhë konfirmoi se presidenti dhe zyrtarët e rrethit të tij të ngushtë kishin zhvilluar takime me drejtuesit e kompanive të naftës për të diskutuar pikërisht vazhdimin e bllokadës, për të ushtruar presion ekonomik maksimal ndaj regjimit iranian dhe për të kufizuar impaktin tek konsumatorët amerikanë.

Situata ka bërë që të mërkurën, euroja të këmbehej me 2.1 milionë rialë, teksa rënia e lirë e valutës në fjalë u përshpejtua.

Kur lufta filloi më 28 shkurt, riali mbeti relativisht i qëndrueshëm teksa tregjet u mbyllën dhe aktivitetet tregtare u pezulluan.

Por, edhe ndërsa bizneset u rihapën, kërkesa e dobësuar dhe sanksionet e ashpërsuara i goditën sërish ato, duke e çuar monedhën vendase në humnerë në dy ditët e fundit.

Rënia e fundit pason tronditjen që valuta pësoi disa muaj më parë, kur riali ra nga 1.4 milionë në 1.6 milionë për dollar amerikan brenda një jave.

Kolapsi fillestar ishte një nga faktorët që nxiti protestat kombëtare në janar, të cilat u shtypën me dhunë nga forcat e sigurisë, përmes vrasjeve dhe arrestimeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.