☁️
Tiranë 31°C · Vranët 09 September 2026
S&P 500 7,674 ▼0.58%
DOW 52,786 ▼1.18%
NASDAQ 26,421 ▼0.32%
NAFTA 95.83 ▲3.01%
ARI 4,443 ▲0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
₿ CRYPTO
BTC $79,588 ▲ +1.39% ETH $2,512 ▲ +1.52% XRP $1.4371 ▲ +2.5% SOL $104.6200 ▲ +1.49%
S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 95.83 ▲3.01 % ARI 4,443 ▲0.09 % S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 95.83 ▲3.01 % ARI 4,443 ▲0.09 %
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
09 Sep 2026
Breaking
Bota

Ujërat e Danubit bie në nivele historike, thatësira zbulon anijet e fundosura të Luftës së Dytë Botërore në Serbi e Kroaci (VIDEO)

Dhjetëra anije në një marinë në qytetin verior serb të Novi Sadit po lundronin në një llum të gjelbër, e vetmja gjë që mbeti pasi ujërat e Danubit u tërhoqën me disa qindra metra.

Nivelet e Danubit ranë në minimumin historik këtë javë në Kroaci dhe Serbi, duke zbuluar qindra kilometra katrorë brigje me rërë, pasi valët e të nxehtit dhe thatësira e verës goditën të gjithë Evropën.

Nivelet e ulëta të ujit në Kroaci zbuluan një anije mallrash që u fundos në vitin 1937. Në Serbinë lindore, trupat e ndryshkur të një konvoji gjerman që u fundos në vitin 1944 dolën nga Danubi, duke rrezikuar lundrimin.

Në Beograd, pronari i një restoranti vendosi një tavolinë dhe karrige mbi një grumbull gurësh që u shfaqën në mes të lumit.

Importet e karburantit të Serbisë ranë në 25% të objektivit mujor për korrikun, pasi nivelet e ulëta të ujit në Danub i detyruan cisternat të operonin me 30% deri në 40% të kapacitetit të tyre, tha të mërkurën Ministrja e Energjisë Dubravka Djedoviç-Handanoviç.

Në Serbi, nivelet e ulëta të ujit në Danub dhe lumenjtë e lundrueshëm Tisza dhe Sava goditën gjithashtu peshkimin dhe turizmin, ndërsa ekspertët paralajmëruan për ndikime afatgjata në jetën e egër.

Shërbimi hidrometeorologjik i Serbisë parashikoi një rritje minimale të nivelit të Danubit në ditët në vijim për shkak të reshjeve në rrjedhën e sipërme.

Danube River water levels fell to record lows this week in Croatia and Serbia, exposing a freight ship that sank in 1937 https://t.co/HB0mKSJe3f pic.twitter.com/o3FVsMULnh

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.