☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 11 July 2026
S&P 500 7,575 ▲0.42%
DOW 52,637 ▲0.29%
NASDAQ 26,282 ▲0.29%
NAFTA 71.51 ▲0.14%
ARI 4,129 ▲0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $64,241 ▼ -0.17% ETH $1,798 ▲ +0.66% XRP $1.1096 ▼ -0.31% SOL $78.1400 ▼ -1.29%
S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.51 ▲0.14 % ARI 4,129 ▲0.37 % S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.51 ▲0.14 % ARI 4,129 ▲0.37 %
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169
11 Jul 2026
Breaking
Rajoni

Varufakis: Dosje me gjashtë reforma në takimin e Eurogrupit

GREQIMe një dosje të përbërë nga gjashtë reforma të propozuara nga Greqia do të shkojë të hënën, më 9 mars, në takimin e Eurogrupit, ministri i financave te greqise, Janis Varufakis. Mbi bazën e këtyre propozimeve do të ketë diskutim në radhët e eurogrupit, se cilat reforma do të kryhen më parë dhe vendi do të gjykohet nga reformat që do të realizojë.

Duke folur në emisionin “Enikos” të gazetarit Nikos Haxhinikolau në televizionin Star, Varufakis tha gjithashtu se Greqia do të jetë korrekte në pagesën e borxheve ndaj FMN dhe se “jemi në procesin e sigurimit të fondeve për katërmujorin e shtyrjes së programit”.

Varufakis  theksoi se zgjidhja e vetme është ristrukturimi i borxhit brenda eurozonës dhe se “në asnjë rast nuk është zgjidhje kthimi tek dhrahmija”.

Varufakis cilësoi si përfitim nga negociatat faktin se u sigurua se nuk do të merren masa shtrëngese katër muajt e ardhshëm, dhe si “dëm” faktin se nuk pati marrëveshje për masa zhvillimore, të cilat do të jenë objekt i negociatave të radhës.

Duke iu referuar privatizimeve, tha se hyrja e investitorëve në ndërmarrjen e hekurudhave, OSE, është krejtësisht e domosdoshme, mirëpo tek korporata elektrike, DEI, “në asnjë mënyrë”.

Varufakis përgënjeshtroi kategorikisht zërat mbi ardhjen në Athinë të ekipeve teknike të institucioneve dhe nënvizoi se qeveria do të përpiqet që të arrijë përpara mbylljes së katërmujorit marrëveshjen me partnerët. Ai deklaroi se “vijat e kuqe” konsiston në mos pasjen e masave shtrënguese dhe të zgjidhet një ekuacion me tri të panjohura: suficit primar lidhur me atë se cili do të jetë ristrukturimi i borxhit dhe investime më të larta nga volumi i kursimeve.

Duke folur për sektorin tatimor, ministri i financave theksoi se “nuk do të vëmë taksë të jashtëzakonshme”. E cilësoi si “të papranueshëm” nivelin 23% të tvsh-së, duke shtuar se “dua ta shoh të ketë rënë gradualisht më 15%”.

Varufakis deklaroi se nuk i beson tatimit të pasurisë, duke thënë se “ENFIA është një taksë e papranueshme. Do të bëjmë ç’të mundim për ta ndryshuar ENFIA-n në mënyrë më progresive, por kjo mund të marrë 2-3 muaj. Dhe derisa të ndryshojë një ligj, mbetet në fuqi i mëparshmi”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.