VATIKAN – Papa Leone XIV: Shpresoj që negociatat për Ukrainën të japin rezultate konkrete
VATIKAN, 6 shtator /ATSH-ANSA/ – Papa Leone XIV ka shprehur dhimbjen për sulmet e dhunshme të fundit që kanë goditur disa qytete dhe infrastruktura civile në Ukrainë, duke shkaktuar viktima mes popullsisë së pafajshme.
Gjatë lutjes së Angelusit, papa tha se e ka ndjekur me shqetësim lajmin për sulmet dhe shprehu solidaritetin e tij me popullin ukrainas, i cili prej vitesh jeton nën ankth dhe frikë.
“Zemra ime i bashkohet vuajtjes së popullsisë”, u shpreh ai, duke bërë një apel të ri për t’i dhënë fund dhunës dhe për të ndalur shkatërrimin.
Papa u bëri thirrje palëve të “hapin zemrat ndaj dialogut dhe paqes”, ndërsa shprehu shpresën që përpjekjet e ndërmarra gjatë këtyre ditëve për rifillimin e negociatave të japin “fryte konkrete” dhe të krijojnë hapësirë për diplomacinë.
Ai theksoi kështu rëndësinë e dialogut dhe të rrugës diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit dhe vuajtjeve të popullsisë civile./ a.jor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.