🌤️
Tiranë 32°C · Kryesisht kthjellët 14 August 2026
S&P 500 7,799 ▲0.65%
DOW 53,840 ▲0.13%
NASDAQ 26,803 ▲0.81%
NAFTA 82.56 ▲1.61%
ARI 4,401 ▼0.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070 EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070
₿ CRYPTO
BTC $62,864 ▼ -1.46% ETH $1,875 ▼ -0.96% XRP $1.0063 ▼ -0.63% SOL $75.8000 ▼ -0.58%
S&P 500 7,799 ▲0.65 % DOW 53,840 ▲0.13 % NASDAQ 26,803 ▲0.81 % NAFTA 82.56 ▲1.61 % ARI 4,401 ▼0.44 % S&P 500 7,799 ▲0.65 % DOW 53,840 ▲0.13 % NASDAQ 26,803 ▲0.81 % NAFTA 82.56 ▲1.61 % ARI 4,401 ▼0.44 %
EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070 EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070
14 Aug 2026
Breaking
Kronika

Vëllezërit përplasen për pronat në Vlorë, ndërhyrja e Policisë shmang vrasjen. Një i arrestuar

Një konflikt familjar për motive pronësie ka rrezikuar të përshkallëzohet në përdorimin e armëve në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë.

Policia ndërhyri në kohë, duke arrestuar një 47-vjeçar me precedent kriminal dhe sekuestruar një pistoletë, dy krehra dhe 30 fishekë. Ngjarja u parandalua në kuadër të operacionit të koduar “Lidhja”.

“Vlorë/ Finalizohet operacioni i koduar “Lidhja”. Parandalohet përshkallëzimi i konfliktit me armë, për motive pronësie, mes dy vëllezërve në lagjen “Uji i Ftohtë”.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, vihet në pranga 47-vjeçari me precedent kriminal për trafikim të lëndëve narkotike. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, me 2 krehra dhe 30 fishekë.

Menjëherë pas njoftimit për një konflikt në një familje në lagjen “Uji i Ftohtë”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje, për të sqaruar rrethanat dhe përfshirjen në këtë konflikt.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Lidhja”, u parandaluan ngjarje kriminale në këtë familje, si dhe u arrestua në flagrancë shtetasi J. T., 47 vjeç, pasi dyshohet se, për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri vëllanë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme”, shkruan Policia.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.