Vetëm me votat e PS-së, Konferenca e Kryetarëve i çon Parlamentit shtyrjen e reformës zgjedhore
Konferenca e Kryetarëve ka miratuar vetëm me votat e Partisë Socialiste propozimin për shtyrjen e afatit të reformës zgjedhore deri në muajin nëntor.
Propozimi u kalua pa mbështetjen e opozitës dhe do t’i paraqitet për miratim seancës plenare të Kuvendit.
Shtyrja e afatit synon t’i japë më shumë kohë Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore për vijimin e punës dhe përgatitjen e ndryshimeve të mundshme në kuadrin zgjedhor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.