☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 21 August 2026
S&P 500 7,641 ▼0.87%
DOW 52,759 ▼1.32%
NASDAQ 26,067 ▼1%
NAFTA 86.77 ▼0.07%
ARI 4,577 ▲0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
₿ CRYPTO
BTC $74,750 ▲ +7.25% ETH $2,353 ▲ +3.71% XRP $1.2876 ▲ +15.85% SOL $89.2000 ▲ +4.57%
S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.77 ▼0.07 % ARI 4,577 ▲0.13 % S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.77 ▼0.07 % ARI 4,577 ▲0.13 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
21 Aug 2026
Breaking
Kosova

Vetëvendosja propozon 2 kandidatura për presidentin e Kosovës/Ja kush janë 2 zonjat që do të votohen në parlament EMRAT

Vetëvendosja ka propozuar 2 emra si kandidatura për presidentin e Kosovës. Ata janë Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha për postin e presidentes.

Vetëvendosja ka propozuar 2 emra si kandidatura për presidentin e Kosovës. Ata janë Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha për postin e presidentes.

Rushiti është themeluese dhe udhëheqëse e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), e cila së bashku me qendrën e saj më 2025 u nominua për Çmimin Nobel për Paqe nga një ligjvënës suedez.

Ajo e ka themeluar QKRM-në më 1999 me misionin për të ofruar trajtim dhe rehabilitim për viktimat e torturës në Kosovë. Kjo qendër po ashtu promovon respektimin e të drejtave të njeriut për të gjitha etnitë që jetojnë në Kosovë dhe të parandalimit dhe çrrënjosjen e torturës dhe të gjitha formave të keqtrajtimit.

Më 2018, Rushiti u nderua me Çmim për Guximin e Gruas të ndarë nga sekretari amerikan i Shtetit. Çmimi iu dha për të nderuar ndikimin e punës së saj në jetën e të mbijetuarve dhe për rolin e saj si udhëheqëse në botë për avokimin për të drejtat e njeriut.

Ndërkaq, Hatixhe Hoxha po ashtu është aktiviste për të drejtat e njeriut dhe në të kaluarën ka qenë ligjvënëse në Kuvendin e Kosovës.

Ajo është drejtoreshë e shoqatës AUTIZMI.

Kjo shoqatë organizon aktivitete të ndryshme që synojnë ndërgjegjësimin për autizmin, por edhe përfshirjen e personave me autizëm në shoqëri.

Deri më 2007, për dy mandate, Hatixhe Hoxha ishte deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, ndërkaq LVV-së i ishte bashkuar më 2010, parti me të cilën kishte garuar për deputete. Ajo po ashtu ka qenë ligjëruese në Univeristetin e Prishtinës më 2002-2003, në Fakultetin e Arteve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.