☁️
Tiranë 9°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.36 ▼3.61%
ARI 3,924 ▲0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,411 ▲ +0.66% ETH $2,293 ▲ +1.1% XRP $1.2565 ▲ +0.08% SOL $95.0600 ▼ -0.65%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.36 ▼3.61 % ARI 3,924 ▲0.65 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.36 ▼3.61 % ARI 3,924 ▲0.65 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Kronika

VIDEO/ Anija përfshihet nga zjarri në Portin e Shëngjinit, forca të shumta drejt vendngjarjes! Shmanget përhapja e flakëve

Një anije e ankoruar është përfshirë nga flakët në Portin e Shëngjinit pasditen e sotme (3 shtator). Re të dendura tymi dhe zjarri janë parë në vendngjarje.

Mësohet se menjëherë janë nisur drejt portit forcat zjarrfikëse, ndërsa punonjësit e portit kanë nisur përpjekjet për shuarjen e flakëve.

Paraprakisht dyshohet se flakët kanë nisur nga një bombul e vogël, e cila mund të ketë pasur një sasi të mbetur gazi, ndërsa shkëndijat e krijuara nga metalet gjatë procesit të punës dyshohet se kanë favorizuar përhapjen e flakëve.

Situata është neutralizuar në kohë rekord falë ndërhyrjes së menjëhershme të strukturave zjarrfikëse të portit, shërbimeve të sigurisë, dispeçerisë dhe punonjësve të shërbimeve portuale.

Pas ndërhyrjes, zjarri është shuar plotësisht dhe nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme të tjera.

Drejtori i Portit të Shëngjinit, Andi Marku, ka konfirmuar se situata është nën kontroll dhe se nuk ka asnjë problem për vijimin e aktivitetit.

Autoritetet janë alarmuar, ndërkohë që nuk ka ende të dhëna për dëmin e shkaktuar, dinamikën dhe shkaqet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.