Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 19 April 2026
S&P 500 7,126 ▲1.2%
DOW 49,447 ▲1.79%
NASDAQ 24,468 ▲1.52%
NAFTA 82.59 ▼9.41%
ARI 4,880 ▲1.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $74,752 ▼ -1.05% ETH $2,294 ▼ -2.26% XRP $1.4151 ▼ -0.63% SOL $85.0800 ▼ -0.93%
S&P 500 7,126 ▲1.2 % DOW 49,447 ▲1.79 % NASDAQ 24,468 ▲1.52 % NAFTA 82.59 ▼9.41 % ARI 4,880 ▲1.48 % S&P 500 7,126 ▲1.2 % DOW 49,447 ▲1.79 % NASDAQ 24,468 ▲1.52 % NAFTA 82.59 ▼9.41 % ARI 4,880 ▲1.48 %
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
19 Apr 2026
Breaking
Politika

Vizita e Merkel, mediat gjermane: Në Ballkan, korrupsioni në shkallë të gjerë, qeveri autoritare

MerkelllllVizita e Kancelares Angela Merkel në Ballkan po ndiqet me vëmendje, si në vendet mikpritëse, ashtu dhe në Gjermani, ku analistë të ndryshëm përpiqen të nxjerrin në pah, sa qëllimet e kësaj lëvizjeje, ashtu edhe vështirësitë e saj.
Papunësia e lartë, korrupsioni i gjerë dhe elitat autoritare politike janë disa nga gjërat e përbashkëta të Serbisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Shqipërisë – thotë “Deutsche Welle”, – e cila kujton se si sondazhet tregojnë që joshja për Bashkimin Europian në këto vende ka nisur të zbehet. Arsyet kryesore janë paralajmërimet e Brukselit se, në 5 vitet e ardhshme nuk do të ketë anëtarësime të reja në BE.
Në një kohë kur tensionet mes Perëndimit dhe Rusisë janë përshkallëzuar, ndalesa e Kancelares Merkel në rajonin e konsideruar prej shekujsh si “fuçi baruti” synon, ndër të tjera, sipas kryetarit të Komisionit të BE-së në Bundestag, Gunther Krichbaum, edhe kufizimin e influencës ruse në Ballkan.
“Vendet duhet të vendosin vetë se, në ç’drejtim duan të shkojnë. Vlerat që i respektojmë ne në BE dallojnë nga ato që i respekton Rusia dhe qeveria e zotit Putin”, thotë Krichbaum.
Dusan Reljiç, drejtues i Zyrës së Fondacionit gjerman për Shkencë dhe Politikë, në Bruksel, citohet të pohojë se, me këtë vizitë të sajën, Merkel do të dëshmojë “rëndësinë e Ballkanit për Gjermaninë dhe BE-në”.
Për shkak të krizës aktuale në Greqi, – thotë analisti për “Deutsche Welle”, – i gjithë rajoni i Ballkanit mund të shndërrohet në një zonë “të trazuar” për investime dhe duket se Kancelarja gjermane synon, nëpërmjet këtij rrugëtimi, ta zbusë një përshtypje të tillë.
Sipas vëzhguesve, në krahasim me Bosnjë-Hercegovinën dhe Serbinë, të cilat kanë me BE-në probleme të vjetra e të reja, në Tiranë Merkel do ta ketë më të lehtë.
Nga këndvështrimi i Perëndimit, Shqipëria “është një faktor stabiliteti në Ballkan”, thotë Reljiç. Ai pret që Merkel të kërkojë në mënyrë diskrete nga kryeministri Edi Rama që të mos deklarohet më për “Shqipërinë e Madhe” dhe projektet e ngjashme nacionaliste, të cilat përfshijnë Shqipërinë, Kosovën dhe disa pjesë të Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Greqisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.